E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet e humbura nga Tetova

Durrës

Antitrafiku i Durrësit i kthen familjes vajzën e humbur. Një 16- vjeçare nga Tetova e Maqedonisë është gjetur në zonën e plazhit të Durrësit. Adoleshentja ishte shpallur në kërkim si e larguar nga shtëpia. Më datën 25 shkurt vajza ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, e cila kishte marrë njoftim nga familja e saj se e mitura mund të ndodhej në kryeqytetin shqiptar. Ditën e djeshme seksioni kundër trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Durrësit bëri të mundur gjetjen dhe shoqërimin e vajzës E.J., e cila këtë qershor do të mbushë 17 vjeç. E reja ka lindur në Tetovë dhe banon në Pirokë të Tetovës dhe është nxënëse e shkollës së mesme. Burimet zyrtare të policisë thanë se e mitura u gjet në plazhin e Durrësit dhe më pas iu dorëzua prindërve të saj, pa dhënë detaje mbi motivet e largimit nga shtëpia dhe nëse ajo rrezikohej të trafikohej.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›