Del urdhri në gjithë drejtoritë, policia s‘ka spaleta për gradat
TIRANE – Urdhri për gradat e reja punonjësve të Policisë së Shtetit, ka mbërritur në të gjitha drejtoritë e qarqeve.
Të gjitha organet e policisë në të gjithë vendin kanë marrë shkresën e Drejtorisë së Përgjithshme, që komunikon gradat për secilin punonjës. Megjithatë, pavarësisht mbërritjes së urdhrit, punonjësit e policisë nuk kanë spaleta për t’i vendosur në uniformat e tyre sipas gradës përkatëse. Në këtë mënyrë, edhe pse vendimi i qeverisë për vënien në zbatim të gradave të reja në Policinë e Shtetit ka marrë fund, për sytë e publikut dhe të policisë ende. Në letër për të gjithë efektivët kanë mbërritur gradat e reja të punonjësve të policisë, por mungesa e spaletave ka bërë që zbatimi të duket i mangët. Kjo është bërë e ditur dje për gazetën “Panorama”, nga burime të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, të cilët kanë pohuar se në të gjithë drejtoritë e qarqeve, në komisariate dhe në repartet autonome, kanë mbërritur urdhrat për çdo efektiv policie. Mirëpo edhe pse urdhrat e gradave kanë mbërritur dhe të gjithë punonjësit e policisë do të kenë tituj të rinj në letër, praktikisht ata mbeten ende me gradat e vjetra. Kjo së paku për një pjesë të efektivëve të rolit bazë dhe të mesëm, të cilët nuk kanë gjetur spaleta për të vënë mbi supe. Kjo mangësi është argumentuar dhe justifikuar, për faktin se shumë shpejt edhe uniforma e Policisë së Shtetit do të ketë një pamje të re. Për këtë fakt edhe sistemi pamor i gradave në Policinë e Shtetit pritet që të jetë ndryshe nga ai aktual. Për këtë qëllim edhe vonesa e gradave që tregohen në spaletat e uniformave të policëve duket se nuk ka shqetësuar krerët blu. Ndërkaq, gjatë javës së kaluar në të gjithë komisariatet e vendit, kanë mbërritur urdhrat e titullimit me gradat e reja, për rreth 9700 punonjës policie, në drejtoritë e policisë në qarqe dhe për drejtoritë e policisë kufitare dhe migracionit. Kështu kanë marrë gradën Drejtues i Parë 12 drejtorë qarqesh, dhe 8 drejtorë të kufirit. Ndërkaq, gradën e Drejtuesit, e kanë marrë të gjithë zëvendësdrejtorët e policisë së 12 qarqeve. Të gjithë shefat e komisariateve, kanë marrë gradat e kryekomisarit, po ashtu si edhe komandantët e reparteve autonome, si ato të Ndërhyrjes së Shpejtë, (FNSH) RENEA-s dhe të Repartit nr.324 të Ministrisë së Brendshme. Me vënien në zbatim në formë përfundimtare të ligjit të Policisë dhe gradave, pritet që të mësohet edhe paga për çdo efektiv policie, që pritet të përcaktohet me vendim qeverie.