Rama e Berisha në të njëjtën ditë në Bruksel
Kryeministri Berisha ndodhet që dje në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin e nivelit të lartë mbi Ballkanin, i organizuar nga miqtë e Evropës.
Samiti drejtohet nga komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Olli Rehn. Kryeministri Berisha do të jetë një nga referuesit kryesorë në Samit lidhur me rolin e Bashkimit Evropian në rajonin e Ballkanit. Pas Samitit, kryeministri Berisha do të zhvillojë një takim të veçantë me komisionerin për Zgjerimin në BE, Olli Rehn, takim që do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp. Po dje ka mbërritur në Bruksel edhe kryetari socialist, Edi Rama, së bashku me ekipin e programit të PS-së nisi dje një tur takimesh me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian në Bruksel. I shoqëruar nga anëtari i kryesisë, Arben Malaj, nga drejtori Ekzekutiv i Fondacionit “Qemal Stafa”, Saimir Tahiri etj. Rama ka zhvilluar takime me Pierre Mirel, drejtori i Drejtorisë së Zgjerimit për Shqipërinë, Bosnjën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën, ku merrte pjesë edhe Dirk Lange, drejtori i Njësisë për Zgjerimin pranë Komisionit Evropian për Shqipërinë. Duke iu referuar situatës politike në vend, Rama theksoi me shqetësim prirjen e maxhorancës për të cenuar pavarësinë e sistemit gjyqësor. Ai tha se, “Kryeministri kërkon të kontrollojë sistemin gjyqësor dhe shembulli më i mirë ishte vota politike ndaj 5 kandidaturave për Gjykatën e Lartë, të cilët nuk u miratuan megjithëse disa prej tyre kishin eksperiencë dhe kualifikim të pëlqyeshëm. Gjithashtu, Rama shprehu shqetësim edhe për procesin e reformës zgjedhore, duke qenë se qeveria nuk ka filluar ende me procesin e kartave të identitetit dhe aspektet e tjera të infrastrukturës zgjedhore. Pierre Mirel theksoi se, “Nisja pothuajse një vit e gjysmë përpara zgjedhjeve e konsultimit me publikun dhe shoqërinë në tërësi për të ndërtuar konsensus për çështje të programit të PS, është një iniciativë e shkëlqyer ndaj më duhet t’ju komplimentoj ju dhe partinë tuaj. Më duhet të theksoj se duhet konsensus, ashtu siç duhet energji dhe forcë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin”.