Del vëllimi IV i Historisë së Shqipërisë
Doli në qarkullim Vëllimi i IV i "Historisë së Popullit Shqiptar" - "Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe periudha pas saj (1939 - 1990)". Ky vëllim është hartuar nga një grup autorësh, mes të cilëve Xhelal Gjeçovi, Paskal Milo, Beqir Meta, Fatmira Rama, Jakup Mato, Josif Papagjoni, Bashkim Kuçuku, Ana Lalaj, Tahir Abdyli, Musa Limani, Marenglen Verli, etj. Ky vëllim prej 456 faqesh plotëson korpusin e plotë të "Historisë së Popullit Shqiptar". Në vëllimin e parë kemi historinë e Ilirëve, Mesjetën, Shqipërinë nën perandorinë osmane, gjatë shek. XVI - vitet '20 të shek. XIX. Në vëllimin e dytë kemi Rilindjen Kombëtare, vitet '30 të shek. XIX - 1912. Në vëllimin e tretë ofrohet historia e Shqipërisë gjatë viteve 1913 - 1939.