E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongresi zyrtarizoi Obamën

 

Kongresi amerikan ka zyrtarizuar zgjedhjen historike të nëntorit, Barak Obamën si presidentin e 44-ët të SHBA-së. Ligjvënësit dhe senatorët amerikanë u bashkuan në një seancë për të certifikuar rezultatet e zgjedhjeve. Në zgjedhjet e 4 nëntorit, Obama fitoi 365 vota elektorale, ndërsa rivali i tij Xhon Mekein mori 173 vota. Ceremonia u zhvillua dy javë para se Barak Obama të bëjë betimin si president i Shteteve të Bashkuara më 20 janar. Ndërkohë Obama emëroi shefin e CIA-s, Agjencisë amerikane të Shërbimeve Sekrete. Zgjedhja e Obamës ka vendosur që kjo agjenci të drejtohet nga Leon Panetta, ish-shef i ekipit të Shtëpisë së Bardhë në kohën e presidentit Klinton. Ndërsa gjenerali në pension, Dennis Blair, pritet të emërohet drejtor i zbulimit kombëtar, post që përfshin të gjitha agjencitë amerikane të zbulimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›