E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jo ndryshimit të Paktit të Kumanovës

 

Duke bërë një koment mbi kërkesën e Serbisë për ndryshimin e Marrëveshjes së Kumanovës, komandanti i parë i KFOR-it, gjenerali britanik Majkëll Xhekson tha se, "është shumë e vështirë për ta ndryshuar marrëveshjen, që është arritur pas negociatave të vështira". "Pjesa më e madhe e marrëveshjes kishte të bënte me tërheqjen forcave serbe të sigurisë", tha Xhekson, "prandaj tani nuk është i sigurt se për çfarë pjesësh të marrëveshjes bëhet fjalë". Marrëveshja e Kumanovës është një dokument shumë i rëndësishëm, pasi i dha fund veprimeve ushtarake dhe arriti në Rezolutën 1244, për vendosjen e pranisë ushtarake dhe civile ndërkombëtare. Në një intervistë për REL, Xhekson tha se nuk mendon që ndryshimi i marrëveshjes do të ishte gjë e mençur. Gjenerali i hodhi poshtë spekulimet, se për arritjen e Marrëveshjes së Kumanovës serbëve u janë bërë lëshime për veriun e Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›