Delas nuk luan të mërkurën
28/03/2005 Qëndërmbrojtësi grek, Trajanos Delas nuk ka për të luajtur kundër Kombëtares Shqiptare. Mbrojtësi shtatëlart, që aktivizohet në kampionatin italian me Romën, nuk u përmirësua nga dëmtimi që e shqetëson. Stafi mjekësor i përfaqësueses helene, nuk duket optimist. Sipas tyre Delas 99% nuk do të jetë në gjendje, që të vihet në dispozicion të Rehagelit. Trajneri gjerman nuk shqetësohet shumë, pasi i pëlqeu sistemi i mbrojtjes që u aktivizua kundër Gjeorgjisë. Kështuqë ai pritet që t’i besojë përsëri treshes Kapsis, Kaçuranis e Gumas.