Mbrojtës Aliaj, mungesa që “dhemb”
28/03/2005 Mbrojtësi kuqezi është i pezulluar për shkat të dy kartonave të verdhë
Humbja e hidhur në ndeshjen e të shtunës në mbrëmje kundër Turqisë në stadiumin e Stambollit, duket se është lënë pas nga futbollistët e Kombëtares shqiptare, e cila deri në orët e para të ditës së djeshme ka qëndruar në kryeqytetin europian të vendit të vetëm, që bën pjesë në dy kontinente, në Europë dhe në Azi. Ndërkohë sapo fillon të bësh llogarit për ndeshjen e radhës kundër Greqisë, shikon se mbrotjes do t’i mungojë Adrian Aliaj, për shkak të kartonave të verdhë. Trajneri Hans Peter Briegel, ka predikur qetësi te skuadra, të cilës i ka kërkuar të harrojë humbjen me turqit, që erdhi e gjithë në vetëm 5 minutat e para. Dy episode prej diletantësh i kanë kushtuar shtrenjë Kombëtares së Shqipërisë në këtë takim, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2006. Kanë qenë pikërisht ata pesë minuta “ferri” të fillimit të ndeshjes, ato që kanë rezultuar për kuqezinjtë e Brigelit, të cilët kanë dalë të mundur nga stadiumi “ Ynonu“ i Stambollit. Pikërisht në këto 300 sekonda ka dalë në pah dhe ana e keqe e medaljes së Shqipërisë, e cila do të duhej të dilet kokë ulur nga fusha në sytë e 33 mijë shikuesve, që kishin kthyer në një “ ferr të kuq“ stadiumin e skuadrës turke Beshiktash. Por nëse 24 orë më vonë pret të shikosh shenja të kësaj humbjeje në fytyrat e kuqezinjve, e ke shumë të vështirë. Mbrëmjen e djeshme, pasi kishin lënë hotelin, i shikoje të gjithë të gëzuar tek shijonin bukuritë e Stambollit mahintës. Po ashtu burime pranë përfaqësueses sonë kanë bërë të ditur se, ekipi është “braktisur” edha nga trajneri Hans Peter Briegel. Tekniku i kuqezinjve, i shoqëruar nga gruaja dhe djali i tij, ishte larguar nga hoteli. Ndërkohë që orari i paralajmëruar për kthimin e tij ishte ora 24.00. Ndërkohë që pikërisht sot nis dhe aventuar greke e kuqezinjve, të cilët do të tentojnë të bëjnë diçka për të rregulluar atë humbje të papërtypshme në sfidnë me Turqinë. Ajo që sheqtëson më shumë, ka të bëjë me faktin, se problemeve të shumta të mbrotjes kuqezi i shtohet edhe një tjetër. Në ndeshjen e Pireut pritet të mungojë Adrian Aliaj. Mbrojtësi shqiptar i Oberhausenit do të vuajë skualifikimin, për shkak të kartonit të dytë të verdhë, të marrë në ndeshjen e të shtunës. Kjo ka shkaktuar dhimbje “koke” për Brigelin, i cili tashmë e kan kuptuar se në repartin difensiv ka nevojë për ndërhyrje. Pasiguria e Dallkut, dhe mungesa e Aliajt, lë pikëpyetje mbi paraqitjen e tanëve në sfidën e të mërkurës në stadiumin e „G. Karaiskaki” të Piereut përballë kampionëve të Europës. Gjithsesi ditët e ardhshme do të hedhin dritë mbi këtë situatë jo premtuese.
Kombëtarja vë sot këmbët në Greqi
Pas asaj humbjeje të dhimshme në takimin e të shtunës kundër Turqisë, të gjithë tashmë kanë kthyer sytë nga takimi i radhës, ai i të mërkurës kundër Greqisë. 24 orët pas humbjes kuqezinjtë nuk i kanë kaluar pushim. Gjatë qëndrimit të tyre edhe të dielën në Stamboll, kuqezinjtë kanë zhvilluar edhe dje një stërvitje në kampin stërvitor të Beshiktashit. Duke e konsideruar dhe takimin e dytë si shumë të rëndësishëm për ecurinë e Shqipërisë në grup, trajneri ka kërkuar nga të tijtë të harrrojnë humbjen me turqit. Dhe kështu kanë vendosur t’i qendrojnë besnik planit të përpiluar më parë nga Sektori i Ekipeve Kombëtare. Në bazë të programit të bërë publik më parë, kombëtarja do të vërë këmbë në tokën helene paraditen e sotme. E njëjta situatë është edhe për ekipin e 21-vjeçarëve. Sipas informacioneve pranë kampit kuqezi, kombëtarja jonë do të udhëtojë drejt Greqisë vetëm ditën e hënë. Drejtuesit e federatës kanë preferuar të udhëtojnë me avion linje nga Turqia në Greqi dhe jo me çarter, ndonëse delegacioni shqiptar është i konsiderueshëm në numër. Të paktën kështu ka qenë plani para ndeshjes të së shtunës. Kombëtarja në kryeqytetin grek do të vendoset në hotel "Lady Marriot", së bashku me ekipin U-21 dhe stafin e kombëtares. Në bazë të planit, kuqezinjtë do të stërviten në kompleksin sportiv të Panioniosit. Ndërsa të martën, në orën 20.00 (me orën tonë), do të zhvillojnë stërvitje në stadiumin e Pireut, ku do të luhet edhe ndeshja mes Greqisë dhe Shqipërisë. Ndërkohë, po të martën pritet të luajë ekipi U-21. Ndeshja mes dy skuadrave do të zhvillohet në stadiumin e Panioniosit.