Rehagel: Treguam se cilët jemi
28/03/2005 “Kampionët e Europës nuk kanë frikë nga asnjeri”. Me këtë fjali e ka filluar konferencën e shtypit, Oto Rehagel, pas fitores kundër Gjeorgjisë. Trajneri i Kombëtares Greke ishte mjaft euforik pas fitores dhe u shpreh, se ka besim të madh tek skuadra e tij. “Lojtarët tanë ishin në lartësinë e duhur dhe arritën, që të fitojnë një ndeshje shumë të vështirë, vazhdoi Rehagel. Gjeorgjia hyri furishëm në ndeshje, por ne ditëm që t’i kundërpërgjigjeshim”. Më pas trajneri i përfaqësueses helene, tërhoqi vëmendjen për ndeshjen e së mërrkurës që kampionët e Europës do të zhvillojnë kundër Kombëtares Shqiptare. Por, Rehagel u përqendrua në anën futbollistike të kësaj ndeshje, duke u shmangur që të përmend veçoritë e kësaj sfide midis dy fqinjëve. “Nuk është e nevojëshme që të themi shumë gjëra, tha ai. Siç duhej të fitonim sot ashtu duhet të fitojmë edhe të mërrkurën kundër Shqipërisë”.