E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë/ Prangosen 3 persona, plagosën 28 vjeçarin

Policia e Sarandës ka ndaluar në orët e para të mëngjesit tre shtetas, pasi ata dyshohet se kanë plagosur me thikë një shtetas për motive të dobëta. Një konflikt mes katër personash rreth orës 01.00 të mëngjesit të së enjtes, ka degjeneruar në përleshje me grushte e thika, ku si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë Halo Zhupa 28-vjeç nga fshati Kopaçez i Delvinës.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Sarandës, pranë shatërvanit. Gjendja e tij vazhdon të paraqitet e rënduar. Është bërë shoqërimi i tre shtetasve në Komisariat dhe pas hetimit fillestar, si dhe zbardhjes dhe dokumentimit paraprak të ngjarjes, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›