Delegacioni i KE-së takon Nishanin dhe Dollapin
07/08/2009 Prokuroria: Më 2004-n nuk kemi konstatuar asnjë gjurmë trafiku
Palët bien dakord të bashkëpunojnë me letërporosi
TIRANE- Delegacioni i Këshilli të Europës, që kryesohet nga senatori zviceran Dick Marty, ka zhvilluar dje një takim me ministrin e Brendshëm Bujar Nishanin dhe me përfaqësuesit e Prokurorisë së Përgjithshme. Gjatë takimit mësohet se delegatët kanë kërkuar informacione dhe bashkëpunim midis organeve ligjzbatuese të vendit për të hedhur dritë mbi misterin e trafikut të organeve që mendohet se është kryer gjatë viteve 1998-1999 në fshatin Gurrë të rrethit të Matit. Në takimin që pati mëngjesin e djeshëm me përfaqësuesit e Prokurorisë së Përgjithshme, delegacioni i KE-së u njoh me hetimet që janë kryer pak kohë më parë nga prokuroria shqiptare dhe prokurorët e Hagës. Mësohet se në takim mungonte kryeprokurorja Ina Rama, pasi aktualisht ajo ka marrë pushimet verore. Burimet pranë organit të akuzës shqiptarë thanë për gazetën “Metropol” se takimi midis delegacionit të KE-së ka qenë tepër sipërfaqësor dhe se nuk është diskutuar për dhënien e së drejtës që në të ardhmen prokurorët e Këshillit të Europës të kryejnë veprime hetimore në territorin shqiptar. “I kemi njohur me të gjitha veprimet hetimore që kemi kryer gjatë vitit 2004 si dhe me disa prova që nuk vërtetonin pretendimet e palës serbe se në banesën e shtetasit Abdulla Katuci Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka kryer trafik organesh”, - shprehen burimet pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Veç të tjerash ata shtuan se në fund të takimit u ra dakord që lidhur me këtë çështje dy institucionet të bashkëpunojnë në të ardhmen duke shkëmbyer informacion nëpërmjet letërporosive.
Pas largimit nga ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme delegacioni i KE-së i është drejtuar Ministrisë së Brendshme, ku ka zhvilluar një takim me ministrin Bujar Nishani. Ky i fundit ka shprehur gatishmërinë e institucionit të tij për të bashkëpunuar me Këshillin Europian, në mënyrë që t’u jepet fund përfundimisht spekulimeve të autoriteteve serbe. Ashtu si në takimet e tjera, Nishani u ka rikujtuar përfaqësuesve të delegacionit të KE-së se Shqipëria aktualisht ka një ligj që nuk lejon prokurorë të huaj të kryejnë veprime hetimore, si dhe të mbledhin informacion brenda territorit të saj. Të vetmen zgjidhje që ka ofruar pala shqiptare është bashkëpunimi midis letërporosive.
Mungesa e Ina Ramës
Ajo çka ra në sy gjatë takimit midis përfaqësuesve të Këshilli të Europës dhe prokurorëve të Prokurorisë së Përgjithshme ishte mungesa e numrit një të akuzës Ina Rama. Mësohet se që prej datës 1 gusht kryeprokurorja ka marrë pushimet verore dhe për t’i shfrytëzuar maksimalisht ato ka preferuar të pushojë jashtë vendit. Ndërkohë pritësit e delegacionit të KE-së ishin disa prej prokurorëve të gatshëm, si shefi i kabinetit të Prokurorisë së Përgjithshme Arben Dollapi.
Kallëzimet penale
Në 7 ditë të gushtit regjistrohen 50 denoncime
TIRANE- Megjithëse shumica e prokurorëve dhe oficerëve gjyqësorë të prokurorisë së Tiranës kanë marrë pushimet verore, kallëzimet penale që depozitohen në këtë organ akuze nuk kanë të sosur. Mësohet se vetëm gjatë këtyre 7 ditëve të gushtit në sekretarinë e prokurorisë së kryeqytetit janë regjistruar 50 kallëzime penale nga qytetarët e ndryhem. Burimet pranë akuzës thanë se pjesa më e madhe e kallëzimeve bëjnë fjalë për mashtrime, falsifikim dokumentesh për tjetërsimin e pronave dhe banesave si dhe për probleme të ndryshme që kanë qytetarët. Aktualisht këto kallëzime verifikohen nga prokurorët dhe oficerët e gatshëm dhe më pas dorëzohen përsëri në sekretarinë e prokurorisë, në mënyrë që me fillimin e muajit shtator ato t’i dorëzohen kryeprokurorit Genti Xholi, i cili kualifikon akuzën dhe vendos për fillimin ose jo të hetimeve. Burimet thanë se në ditët në vazhdim të muajit gusht numri i kallëzimeve penale pritet të rritet. Ndërkohë përveç kallëzimeve të qytetarëve një numër i madh dosjesh që kanë ardhur gjatë kësaj kohe në prokurori, ka të bëjë edhe me materialet që sjell Policia e Shtetit. Prokurorët thonë se për këto çështje ata kryejnë vetë disa veprime paraprake hetimore dhe më pas ato lihen mënjanë për t’u verifikuar më imtësisht në fillim të muajit shtator e më tej. Pikërisht në këtë periudhë kthehen nga pushimet të gjithë hetuesit dhe prokurorët, të cilët në fillim të punës së tyre do të kenë për të hetuar mjaft dosje penale. Aktualisht në prokurorinë e Tiranës kanë mbetur vetëm prokurorët, oficerët si dhe një sekretare, të cilët bashkërendojnë punën e tyre me të gjitha komisariatet e kryeqytetit. E njëjta situatë është dhe në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku pjesa dërrmuese e hetuesve janë me pushime verore.