Arrest me burg, tentoi të trafikonte heroinë
07/08/2009 Policia e arrestoi në flagrancë me 4.650 kg lëndë narkotike
Kristaq Musha, pohoi se për drogën skishte dijeni
TIRANE- Gjykata e Tiranës për Krime të Rënda vendosi dje të lërë në arrest burgu të pandehurin Kristaq Musha, akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. Ndonëse dje nga ana e akuzës u bë e ditur se Musha është kapur në flagrancë gjatë kontrollit nga policia në pikën kufitare të Kakavijës, në seancë është mohuar gjithçka. I pandehuri nuk ka pranuar akuzën, duke deklaruar se sasia e drogës nuk ishte e tij dhe se ai nuk kishte dijeni. Kristaq Musha është nga Fieri. Akuza tha gjatë dhënies së masës së sigurimit se ka tentuar të kalonte për në tokën greke 4.650 kg heroinë, të cilën e kishte fshehur në aparatin e fshirëseve të xhamave të makinës së tij. Sipas prokurorisë, i pandehuri ka qenë duke kaluar me automjetin e tij tip “Volksvagen-Pasat” me targa greke ATE 7507. Ai është banues në fshatin Portëz të rrethit të Fierit dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë i është gjetur një sasi e konsiderueshme droge. Muzha, emigrant prej vitesh në Greqi, udhëtonte për në Athinë, kur policia mundi të dallonte poshtë aparatit të fshirëseve të xhamave të automjetit të tij disa pako, për të cilat dyshoheshin se kishin brenda lëndë narkotike të llojit heroinë. Sipas akuzës, makina është rikontrolluar edhe nga forcat e antidrogës. Nga ky kontroll në pjesën plastike poshtë aparatit të fshirëseve të xhamave janë gjendur 9 pako të dyshuara se brenda kishin të ambalazhuar lëndë narkotike, që sikurse u provua më vonë, ishte e llojit heroinë. Pakot e drogës ishin ambalazhuar në formë paralelepipedi, të mbështjella me letër ngjitëse natriban ngjyrëkafe dhe sipër çdo pakoje, në të dyja anët e saj, ishte vendosur një mbishkrim me emrin e një personi të quajtur "Nazif". Pas peshimit të 9 pakove të zbuluara nga ekspertët, rezultoi se pesha e përgjithshme e drogës ishte 4.650 gramë.