Grinden për bagëtitë,vret bashkëfshatarin
07/08/2009 Viktimë një 35-vjeçar. Autori i prishi të mbjellat, më pas u hakmor se i mbajti delen
FIER- Një shtetas 35-vjeçar është goditur për vdekje me thikë nga bashkëfshatari i tij, të dy banues të fshatit Hysgjokaj të komunës me të njëjtin emër në Lushnjë. Krimi ka ndodhur pas një sherri banal mes viktimës Ilir Leka, 35 vjeç, dhe autorit tashmë të identifikuar Lutfi Qani Sharka, po 35 vjeç.
Vrasja
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 8:30 përballë shtëpisë së viktimës Leka, në hyrje të një garazhi. Shkak i krimit është bërë tufa e dhenve të shtetasit Sharka, të cilat kanë dëmtuar tokat bujqësore të shtetasit Leka, ngjarje e cila ka zanafillën disa ditë më parë. Duke parë se dëmtimi ka qenë i madh, Leka ka marrë “peng” një dele të Sharkës nga tufa e tij në mbrëmjen e djeshme për t’i treguar Sharkës se duhej të hiqte dorë nga dëmtimi i mëtejshëm i pronës. Sipas një dëshmitari në vendngjarje, bashkëfshatar i tyre, sapo viktima ka mbërritur në shtëpi nga toka bujqësore mëngjesin e djeshëm, është thirrur prej Sharkës në afërsi të banesës së Lekës dhe pas replikave mes tyre Leka është goditur 3 herë me thikë. Pas goditjes viktima ka mundur të thërrasë për ndihmë. Autori është larguar në drejtim të paditur, duke lënë si shenjë shapkat. Viktima ka mundur të bëjë disa hapa deri në hyrje të shtëpisë së tij dhe më pas ka rënë pa ndjenja. “Erdhi Iliri nga toka bujqësore, - tregon dëshmitari K.L, 62 vjeç, - dhe Luftiu e thirri me ton të lartë dhe me nerva të ndalonte. Debatuan para shtëpisë së Ilirit dhe në debat e sipër Sharka nxjerr një thikë nga brezi dhe e qëllon disa herë. Iliri bëri disa hapa. Autori e kishte mbledhur me disa lecka thikën që të mos dallohej shenja e gishtërinjve. Autori iku me vrap, po ka lënë shapkat në vendngjarje.” Viktima është dërguar menjëherë në spitalin civil të qytetit të Fierit, por për shkak të plagëve të marra ka vdekur rrugës. Ilir Leka ishte baba i dy fëmijëve. Në shtëpinë e tij jetonte dhe nëna dhe babai i Ilirit. Të afërm dhe bashkëfshatarë vajtojnë fatin e tij. Tashmë familja Leka është me 4 fëmijë jetimë, pasi një vit më parë në këtë shtëpi ka vdekur edhe vëllai i madh i Ilirit, duke lënë pas edhe dy fëmijët e tij jetimë. Ndërkohë policia ka ngritur dhjetëra postblloqe dhe mbahen nën vëzhgim të dyja familjet. Nga ana tjetër policia ka marrë në ruajtje familjen e autorit, shtëpia e të cilit ndodhet vetëm disa metra larg shtëpisë së viktimës, për të parandaluar një tjetër ngjarje të rëndë.