E Hënë, 2 Nëntor 2026

Krijohet fondi i Zonave Malore

26/02/2005  Qeveria miratoi vendimin për krijimin e Fondacionit “Fondi i Financimit të Zonave Malore”. Fondi i Financimit të Zonave Malore duhet të zhvillohet në një institucion Financiar rural i vetqëndrueshëm me klientet pronarë, që mund të operojë në treg pa qenë i varur nga financime të huaja, por në të njëjtën kohë i mbetet besnik misionit të tij për reduktimin e varfërisë. Objekti primar është të ofrojë akses për të gjitha llojet e shërbimeve financiare, përfshi edhe depozitat. Për këtë vendim është theksuar se projekti do të ndikojë në uljen e varfërisë dhe në zhvillimin e zonave të veriut të vendit. Gjithashtu dje u miratua vendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.540, “Për krijimin e Këshillave të Kulturës dhe shpërblimin e tyre” të ndryshuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›