KQZ shtyn ndarjen e zonave zgjedhore
26/02/2005 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë dje hedhjen e shortit për anëtarin e 7-të komisioneve zonale zgjedhore, në një kohë kur kodi parashikon që zonat zgjedhore, nga të cilat varet krijim i komisioneve zonale, të jenë ndarë deri më 3 mars. Gjatë diskutimeve, përfaqësuesit e opozitës kanë theksuar se, pa u përfunduar ndarja e re zonale, nuk mund të ketë një konstituim të komisioneve zonale zgjedhore, derisa nuk ka përfunduar ndarje e re elektorale. Por, nga ana e tij, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka deklaruar se Kodi Zgjedhor përcakton se KZZ, brenda datës 3 mars duhet të përfundojë ngritjen e komisioneve zonale. Ndaj, ai është shprehur se, parimisht, të gjitha palët duhet të vendosin për të marrë vendimin mbi anëtarët e shtatë të Komisioneve Zgjedhore Zonale. Megjithatë, shumica e komisionit është shprehur se një vendim i tillë do të ishte i nxituar dhe se do të sillte pasoja. Sipas Prengës, në radhë të parë duhet të miratohet harta përfundimtare e zonave zgjedhore dhe më pas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të kishte hapësirën e plotë për të miratuar aktet administrative të nevojshme.