E Diel, 1 Nëntor 2026

Delija, Kaçaj dhe Pllumi kujtohen në Antrodoko

Provinca e Rietit dhe Komuna e Antrodokos në bashkëpunim me Muzeun e Qytetit “Lin Delija - Carlo Cesi”, Shoqatën kulturore “Lin Delija” dhe homologen e saj “Schola cantorum”, prezantojnë “Tokë miqsh mes Italisë dhe Shqipërisë: Lin Delija, Lukë Kaçaj, Zef Pllumi.”

Takimi i nesërm, ku marrin pjesë institucione kulturore dhe politike, si dhe një delegacion i përbërë nga personalitete të shoqërisë dhe kulturës shqiptare, mes të ftuarve edhe Preç Zogaj e Spartak Ngjela, është quajtur një rast spër dialog dhe bashkëpunim mes kulturave. Antrodoko është vendi ku jetoi dhe krijoi deri në fund të jetës, piktori shqiptar Lin Delija, bashkëkohës dhe bashkëvuajtës në distancë së bashku me At Zef Pllumin dhe këngëtarin e operës Lukë Kaçaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›