Italishtja si zgjedhje letrare
Marrin me vete një eksperiencë të jetuar, shkruajnë për to në një gjuhë tjetë dhe shpesh përkufizohen si shkrimtarë migrantë. Për shkrimtaren Elvira Dones, një nga përfaqësueset më të mira të këtij komuniteti, ky përkufizim nuk është edhe aq i saktë. Këta shkrimtarë janë pjesë e letërsisë së atij vendi, pavarësisht identitetit kombëtar që ata marrin me vete. E ftuar në seminarin “L’italicità e i media nei Paesi dell’Europa Sud Orientale” (“Italianistika dhe media në vendet e Evropës Juglindore”) organizuar nga Komuniteti Radioteleviziv Italofon i ftuar në Tiranë, Dones, e cila vetëm dy ditë më parë tërhoqi në Itali çmimin “Grinzane Cavour” për letërsinë, me romanin e saj “Virgjëreshat e betuara”, foli mbi “Italishten në letërsinë ballkanike e më gjerë: Takime, tregime, përballje”. Përveç përqafimit të italishtes si një gjuhë e dytë, në të cilën shumë shkrimtarë kanë zgjedhur të shkruajnë, Dones veçoi ata shqiptarë, që kanë mundur të integrohen jo vetëm në letërsinë italiane, por edhe më gjerë. Në takimin e djeshëm u ndoq me interes referimi i Prof. Emanuele Banfi mbi rrugëtimin historik të gjuhës italiane dhe përdorimin e saj në rajonin e Ballkanit.