E Diel, 1 Nëntor 2026

Më në fund një film i Akinit në Tiranë

“Në anën tjetër” i regjisorit gjerman i cili u bë i njohur me filmin “Pas murit” shfaqet sot në mbrëmje në orën 20.00 në kinema Millenium në Tiranë, në kuadrën e javës së filmit gjerman. Ngjarjet vendosen në dy vende, Gjermani dhe Turqi, atdheu i prindërve të regjisorit, fitues i çmimeve prestigjioze në Berlin, Kanë, Venecia. “Në anën tjetër” trajton fatet e gjashtë personave që ndriçohen përmes episodesh të ndryshme. Filmi tregon që pjesa tragjike e vdekjes mund të jetë një fuqi ndërlidhëse, e cila lejon që njerëzit të takohen përsëri”. Kështu bëhet fjalë edhe për jetën midis botëve, për ndarje dhe ritakime.

Është hera e parë, pak vonë, që po shfaqet në një kinema shqiptare një film i Fatih Akin një nga regjisorët e talentuar të kinemasë së sotme gjermane dhe që i përket talenteve me origjinë nga kultura ekstrakomunitare.

Projeksionet e “Ditëve të filmit gjerman” vijojnë nesër në sallën Black Box me filmat “Kush vdes më herët është më gjatë i vdekur” i regjisorit Marcus Rosenmuller dhe “Pishina e princeshave” e regjisores Bettina Blumner, respektivisht në orën 17.30 dhe 20.00.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›