Delijorgji, Minxholli dhe Pinari në Gjykatën e Lartë
Avokatët kërkojnë revokimin e masës së sigurisë. Kërkesat do të shqyrtohen brenda një ditë, në orare të ndryshme
Laureta Rryçi
Gjykata e Lartë përcakton ditën kur do të shqyrtojë ankesat e të arrestuarve për tragjedinë e Gërdecit. Kërkesat për revokim të masës së sigurisë të Mihal Delijorgjit, Ylli Pinarit dhe Dritan Minxhollit është lënë që të shqyrtohen ditën e hënë, që i bie data 29 shtator. Burime pranë Gjykatës së Lartë pohuan dje për gazetën “Albania” se ankesat do të shqyrtohen secila më vete, në të njëjtën ditë, nga i njëjti gjyqtar, Gani Dizdari. Të njëjtat burime shpjeguan më tej se fillimisht do të shqyrtohet kërkesa e Delijorgjit, më pas e Minxhollit dhe në fund e Pinarit. Tre të arrestuarit kanë depozituar prej disa kohësh kërkesën e tyre në Gjykatën e Lartë, pasi u njohën me vendimet e gjykatave të dy shkallëve të Gjyqësorit. Mësohet se mbrojtësit do të bëjnë të njëjtën kërkesë për klientët e tyre që të hetohen në gjendje të lirë. Ndërkohë që nuk dihet nëse përfaqësuesi i Prokurorisë do të sjellë ndonjë provë të re ndaj tyre.
Vendimet e mëparshme
Gjykata e Tiranës dhe ajo e Apelit vendosën t’i lënë në burg të tre drejtuesit e kompanisë, që merreshin me çmontimin e municioneve luftarake në Fabrikën e Gërdecit në Vorë, ku ndodhi shpërthimi më datë 15 mars 2008. Mihal Delijorgji, 42 vjeç, administrator i firmës "ALBADEMIL"; Dritan Minxholi, 30 vjeç, drejtor Ekzekutiv i kësaj kompanie; Ylli Pinari, 55 vjeç, me detyrë drejtor i ndërmarrjes "MEICO", të cilët akuzohen për veprën penale "shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive". Tre drejtuesit u shoqëruan të hënën në polici dhe u ndaluan një ditë më pas. Prokuroria dhe prokurorët e përfshirë në hetimin e tragjedisë së Gërdecit po vazhdojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e kësaj çështjeje, duke marrë të gjitha të dhënat e mundshme, e administruar prova që ndihmojnë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Prokurorët e grupit hetimor për ngjarjen e Gërdecit sekuestruan edhe një sërë aktesh që lidhen me procedurat e ndjekura në Ministrinë e Mbrojtjes për çështjen në fjalë. Grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e tragjedisë së Gërdecit po verifikon edhe pasuritë e shtetasit Mihal Delijorgji, administratorit të firmës "ALBADEMIL". Po merren informacione nga bankat dhe zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Prokuroria e Durrësit bllokoi më datë 18 mars veprimtarinë dhe dokumentacionin e firmës “Përparimi” në Shkozet të Durrësit, pronë e Mihal Delijorgjit.
Dëshmitë
Pas komunikimit të akuzës, të arrestuarit kanë nisur të shpjegojnë pozicionin e tyre para gjyqtarit të gatshëm. “Kontrata ishte e rregullt. Duhej që kompania amerikane të kontrollonte kushtet e zbatimit të masave në fabrikë”. Këto mësohen të kenë qenë deklarimet e biznesmenit Delijorgji. Burime pranë gjykatës pohuan se ai në asnjë moment nuk e ka pranuar akuzën e ngritur ndaj tij, duke thënë se që në momentin që ka nënshkruar kontratën u ka qëndruar korrekt procedurave që duheshin ndjekur. Ndërsa për drejtorin e “MEICO”-s ka qenë mëse e pamundur të kishte informacione për gjithçka. “Unë duhet të kujdesesha që procedurat e kontratës të ishin të rregullta. Edhe sikur të doja, nuk kisha mundësi të merrja vesh të gjitha ç’do të ndodhnin më pas”, - deklaroi dje Pinari. Ndërsa Minxolli ka rrëfyer se në pozicionin e drejtorit Ekzekutiv shkonte shpesh në fabrikë. “Unë, që ditën kur është ngritur grupi hetimor kam qenë në dispozicion të hetimeve. Nuk jam përgjegjës për tragjedinë”, - ka përfunduar deklarimet e tij Minxolli.
Merret në pyetje ish-ministri Mediu
Për hetimet mbi ngjarjen e Gërdecit prokurorët e grupit hetimor në këtë çështje morën në pyetje ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Burime pranë Prokurorisë së Tiranës pohuan se prokurorët morën fillimisht deklarimet e ish-ministrit Mediu dhe realizuan në vazhdim procesin e pyetjes së tij, në cilësinë e deklaruesit që ka dijeni për rrethanat e çështjes. Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, u është drejtuar për ndihmë autoriteteve të SHBA-ve. Ndihma është kërkuar përmes ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, për të përshpejtuar sa më tepër hetimet për këtë ngjarje. Nga autoritetet amerikane është kërkuar ndihmë për marrjen e informacioneve në lidhje me shoqërinë “Southern Ammunition Company Inc” dhe aktivitetin e saj.
26 Shtator 2008