Pronat, prokuroria verifikon dokumentacionet
Tiranë- Hetuesit në Prokurorinë e Tiranës kanë nisur sot verifikimin e dokumentacionit zyrtar mbi disa prona në komunat e Tiranës. Toka, për të cilat janë ngritur dyshime, se mund të jenë tjetërsuar për qëllime përfitimi.
Sipas burimeve të prokurorisë, çertifikatat apo vërtetimet e pronësise mbi këto troje do t'i nënshtrohen ditët në vijim edhe ekspertizave përkatëse, për të parë nëse ka, ose jo, falsifikime të tyre.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se paralelisht me këto veprime hetimore, hetuesit po mbledhin edhe dëshmitë e banorëve të këtyre pronave, për të zbardhur këtë çështje.
Së fundi, në organin e akuzës janë depozituar rreth 40 kallëzime nga banorë të ndryshëm, që pretendojnë se është abuzuar me tokat e tyre në disa nga Komunat e Tiranës.