Dridhet pankina e Ançelotit

E ardhmja e Karlo Ancelotit te Çelsi është vene seriozisht ne dyshim pas humbjes se rende 3-1 te bluve ne Emirejts, përballe vendasve te arsenal ne takimin e vlefshëm për javën e 19-të te Premier Liges angleze. Kampionet ne fuqi kane arritur vetëm 6 pike ne 8 ndeshjet e fundit ndërsa nuk shijojnë fitoren prej 6 takimesh. Sipas gazetave britanike durimi i bosit Roman Abramovic ka arritur ne fund dhe për ketë tashme duket i bindur edhe tekniku italian te paktën nga deklarata e tij menjëherë pas Derbit me Arsenal. "Nuk e di nese Abramovic ka akoma besim te mua, unë shpresoj se po ka deklaruar Anceloti, nje gje eshte e sigurt nuk eshte i kenaqur nga kjo situate. Anceloti rrrezikon te pesoje te njejtin fat ashtu si patrioti i tij Viali ne vitin 2000". Xhanluka Viali ne ate kohe trajneri i Çelsit nuk fitoi ne 6 ndeshje dhe pronaret vendosen ta shkarkonin. Ne duhet te luajmë si sezonin e kaluar ka përfunduar Anceloti, por me pas ka shtuar edhe një fraze kapitulluese, por kjo nuk është e thjeshte. Duhet te zgjohemi dhe ndoshta duhet ta bej unë i pari pasi deri ne këto momente jemi e gjithë skuadra ne gjumë. Aktualisht Çelsi mban vendin e 4 ne klasifikim, 6 pike larg vendit te pare Manchester United qe ka edhe një ndeshje me pak se blutë e Londrës.
Shpërndaje