"Delijorgji", gjykata rikthen në punë 3 gjyqtarët e Durrësit
Tre gjyqtarët e "Delijorgjit" të rik
thehen në punë! Vendimi ësh
të dhënë dje në unanimitet nga
Gjykata e Lartë, e cila vendosi që të
rikthejë në punë tre gjyqtarët, të cilët
i dhanë lirinë Mihal Delijorgjit, aktualisht
i akuzuari kryesor si shkaktari i
tragjedisë së Gërdecit, duke rrëzuar
në këtë mënyrë vendimin e KLD-së të
datës 7 tetor 2008. Vendimi për të "pastruar"
gjyqtarët Shaqir Gradica, Ylli
Mnika dhe Naim Pejo, u mor dje në
orët e vona të drekës. Kolegjet e Bashkuara,
rreth orës 15.30 minuta, morën
në shqyrtim kërkesën e bërë nga tri
togat e zeza të sipërpërmendura, për
të quajtur të pavlefshëm vendimin e
Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Sipas
kërkesës së tyre, drejtuar Gjykatës së
Lartë, ata shpreheshin se KLD nuk ka
marrë parasysh mendimin e tyre, por
ka vendosur duke u bazuar më shumë
te deklaratat e jashtme. Gjyqtarët e
quajtën shkarkimin e tyre nga detyra
tepër politik. Ata pohuan se politika
ndikoi që ata të ishin jashtë gjyqësorit
me një vendim të plotë, ndërkohë që
e quajtën vendimin e tyre pro Delijorgjit
të rregullt dhe brenda procedurave
ligjore.
Gjykata e Lartë
Gjatë seancës së djeshme në
Gjykatën e Lartë, tre gjyqtarët janë
shprehur se largimi i tyre ishte i paralajmëruar,
nga vetë nënkryetari i KLDsë,
Kreshnik Spahiu, që në muajin
qershor të vitit 2008. Spahiu pikërisht
në këtë muaj është shprehur se do të
kërkonte shkarkimin e gjyqtarëve
nga detyra duke bërë një përplasje të
parë me institucionin e Ministrisë së
Drejtësisë. Nga ana e tyre, përfaqësuesit
e KLD-së e mbrojtën vendimin
duke e quajtur të drejtë. Ata u shprehen
se vendimi për shkarkimin e tre
gjyqtarëve nga detyra është marrë në
unanimitet të plotë dhe për këtë nuk
ka pasur asnjë ndikim politik. Gjykata
e Lartë, pasi kanë dëgjuar të dyja
palët dhe pretendimet e tyre vendosën
përfundimisht të rrëzojnë vendimin
e Këshillit të Lartë të Drejtësisë,
duke u dhënë të drejtë gjyqtarëve për
t‘u rikthyer në vendin e tyre të punës.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi të
largojë gjyqtarët duke u mbledhur
urgjentisht. Shkak për marrjen e një
vendimi për shkarkim nga detyra është
bërë i pandehuri Mihal Delijorgji, i
cili ndodhet i arrestuar si një nga
përgjegjësit kryesorë për tragjedinë e
15 marsit në Gërdec. Si pasojë e shpërthimit
të predhave në Gërdec gjetën
vdekjen të paktën 16 persona e u lënduan
mbi 300 të tjerë, duke mos lënë
jashtë kësaj tragjedie edhe prishjen e
dhjetëra shtëpive e mbetjen e banorëve
pa strehë.
Akuzat e KLD-së
Delijorgji akuzohej më parë për
falsifikim të vulave dhe stampave.
Par këtë akuzë, ndërsa shkalla e parë
në Durrës e kishte dënuar, gjyqtarët
e Apelit e lanë të lirë, duke i dhënë
shanse për të vazhduar punën dhe
për të qenë pjesë e tenderave. Por
sipas KLD-së, nëse Delijorgji nuk do
të ishte lënë i lirë, ai nuk do të kishte
fituar tenderin për të çmontuar
predha në Gërdec dhe për pasojë
nuk do të kishte ndodhur edhe
tragjedia. KLD i ka lidhur të gjitha
ngjarjet. Por për Gjykatën e Lartë,
vendimi nga ana e KLD ka qenë i
paragjykuar dhe i ndikuar nga një
ngjarje për të cilën ende nuk është
dhënë ndonjë vendim përfundimtar
nga drejtësia.
Vendimi që liroi Delijorgjin nga akuzat e evazionit
Më datë 27 mars 2008, gazeta "Shqip"
publikoi skandalin e gjykatave në Durrës,
ku bëhej me dije se biznesmeni që merrej me
import-eksportin e hekurit, Mihal Delijorgji, është
gjykuar në vitin 2004 në Gjykatën e Shkallës së
Parë Durrës për "falsifikim dokumentesh" dhe
"evazion fiskal". Ai është shpallur i pafajshëm nga
Gjyqtarët e Apelit Ushtarak, ndërsa Gjykata e
Shkallës së Parë e Durrësit e kishte shpallur fajtor
për kontrabandë me mallra të tjerë dhe e kishte
dënuar me 10 milionë lekë gjobë dhe shlyerjen e
të gjitha shpenzimeve gjyqësore. Gjyqtarët
ushtarakë kanë kërkuar pushimin e çështjes, me
konkluzionin se nuk provohen elementet e veprës
penale. Gjithashtu, gjyqtarët e Apelit Ushtarak
kërkuan edhe rrëzimin e padisë civile në këtë
proces penal. Por skandali "Delijorgji" mori
përmasa të tjera pas këtij vendimi që përfshin
Apelin Ushtarak, i cili ka gjykuar se Delijorgji është
i pafajshëm dhe akuzat ndaj tij, puna disavjeçare
e autoriteteve doganore dhe atyre hetimore
duheshin hedhur poshtë. Ndërkohë, çështja
"Delijorgji" vazhdon të endet gjykatave shqiptare,
pasi ka mbërritur në muajin dhjetor 2007 në
Gjykatën e Lartë. Në mbledhjen që u zhvillua të
premten, më 24 tetor 2008 në Dibër, Këshilli i
Lartë i Drejtësisë mori në procedim edhe nëntë
gjyqtarë të gjykatave të rretheve dhe të Apelit në
Shqipëri. Lidhur me këta gjyqtarë, konkretisht në
Gjykatën e Matit, Sarandës, Tiranës, Elbasanit
dhe në Gjykatën e Apelit në Tiranë, Vlorë dhe në
Gjykatën e Apelit Ushtarak, KLD depozitoi kërkesën
për procedim disiplinor. "Në raport të arsyeshëm
me përgjegjësitë që Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka
për shqyrtimin edhe të çështjeve të tjera lidhur
me sistemin e drejtësisë, ky këshill shpreh
angazhimin për shqyrtimin në vazhdimësi në çdo
mbledhje të tij plenare, të të gjitha kërkesave për
procedim disiplinor të ardhura për shqyrtim.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë garanton zhvillimin e
proceseve të rregullta dhe transparente në
procedimet në vazhdimësi, lidhur me 12 gjyqtarë",
u shpreh atëherë Ana Shkëmbi, specialiste e
marrëdhënieve me publikun pranë KLD-së.