Tirana, rreziku nga bombat-Gërdec
Një milion banorët e Qarkut të
Tiranës janë në "luftë". Jo me
armiq, por me zonat me rrezikshmëri
të lartë, pasi janë
montuar ligjërisht "bomba" që mund të
shpërthejnë në çdo moment. Në të
gjithë kryeqytetin janë evidentuar dhjetëra
pika të mbushjes së bombolave të
gazit, si dhe stacione të mbushjes së karburanteve
që nuk kanë parametrat e
sigurisë. Minifabrikat shpeshherë
ndodhen në katin e parë të pallateve
apo të shtëpive të banimit, çka përbën
një rrezik të përhershëm potencial
shpërthimi. Pas tragjedisë së Gërdecit,
Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, i
kërkoi Prefekturës së Tiranës që të evidentonte
të gjitha pikat e rrezikshme
në kryeqytet. Vetëm disa javë më parë
është kthyer një përgjigje ku detajohen
të gjitha zonat e nxehta në qarkun më
të madh të vendit, të cilat përbëjnë
rrezik potencial për banorët. Inspektorati
Qendror Teknik, pranë Ministrisë
së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës
me grupe pune të organizuara ka
kontrolluar të gjithë aktivitetin e
tregtimit të naftës, gazit dhe nënprodukteve
të tyre që kryhet në Tiranë,
duke lënë për çdo rast aktkontrolli dhe
aktndalesë për shkeljet me rrezikshmëri
për jetën e njerëzve. Gazeta boton
të plotë raportin...
Më konkretisht paraqesim më poshtë
problemet e trajtuara sipas shkresës
së Avokatit të Popullit:
1. Në Njësinë Bashkiake Nr.1,
Tiranë:
Në rrugën e "Ali Demi" dhe pranë shkollës
"Kushtrimi i Lirisë" janë kontrolluar
të gjitha njësitë e tregtimit të bombolave
me GLN, që kryejnë dhe transvazim,
mbushje të bombolave të vogla
nga të mëdhatë. Për këto raste janë lënë
aktkontrolli, procesverbal konstatimi
dhe rikontrolluar dhe konstatuar përsëri
moszbatim të detyrave dhe akteve të
lëna nga IQT. Si rezultat është kërkuar
ndjekje penale ndaj këtyre subjekteve:
Subjekti "Hysen Baja", Rr.A.Demi përballë
shkollës "Kushtrimi i Lirisë"; subjekti
"Minella Bejko" Rr. A.Demi, mes
pallateve nr.157 dhe 165; subjekti "Alban
Deda", Rr. A.Demi, përballë rajonit
të policisë dhe subjekti "Vladimir Cjepi",
Rr. "Shemsi Haka".
2. Në Njësinë Bashkiake Nr.3,
Tiranë:
Në Rr. "Qemal Stafa", ushtrojnë aktivitet
tre stacione të tregtimit të karburanteve
dhe konkretisht: "Rajca",
funksionon me leje dhe dokumentacion,
"ALPIN" është ish-dyqan vajguri, i
trashëguar me licencë dhe "Prenga"
është ish-dyqan vajguri, i trashëguar.
Në këtë njësi administrative janë kontrolluar
dhe njësitë e shitjes së bombolave,
për të cilat janë lënë akte ndalesa
si më poshtë: Subjekti "Adrian Muça"
-Rr. Qemal Stafa, nr. 33 (dyqan ushqimor);
- Subjekti "Avni Struga" - Rr.
Bardhyl, nr. 20/1 (dyqan veglash); -
Subjekti "Mimoza Stavri" - Rr. 4 Dëshmorët
(dyqan bombolash); - Subjekti
"Mirel Shtufi" -Rr. 4 Dëshmorët (dyqan
ushqimor); - Subjekti "Alban Deda" -Rr.
4 Dëshmorët (Dyqan Bombolash).
3. Në Njësinë Bashkiake Nr.4,
Tiranë
Në Rr. Niko Avrami, pranë fushës së
druve në Allias, është instaluar Qendra
e Mbushjes së Bombolave të GLN-së,
subjekti "Tirana Butan Gaz" sh.a. Është
me dokumentacion të rregullt teknikoligjor,
leje tregtimi nga METE dhe respekton
kondicionet teknike brenda rrethimit.
Pas instalimit të këtij impianti
dhe pajisjeve respektive të depozitimit
dhe mbushjes së bombolave me GLN,
në distancë rreth 15-20 m, nga muri rrethues
i depozitave (kufiri pronë) filluan
të ndërtohen shtëpi banimi, duke hyrë
brenda distancës së sigurisë së jashtme
të depozitave duke paraqitur rrezik për
banorët e këtyre shtëpive. Nga kontaktet
që kemi pasur me minibashkinë nr. 4
lidhur me këtë problem, kemi mësuar se
këto ndërtime të shtëpive janë bërë pa
leje ndërtimi. Megjithëse të gjitha instancat
vendore janë vënë në dijeni për
këtë problem, çështja kërkon ndërhyrje
nga nivele më të larta të administratës
shtetërore.
4. Në Njësinë Bashkiake Nr. 5,
Tiranë
Stacionet e tregtimit me pakicë të
karburanteve të subjekteve "Kastrati"
në Rr. I. Tomini dhe "Kuid" në Rr. B.Curri,
janë me leje e dokumentacion. Stacioni
i tregtimit të karburantit ALPET në Tiranë
të Re "është ndërtim ekzistues që
në vitin 1976 ish-pronë e shtetit.
Pretendimi se në kryqëzim të rrugëve
"Ndreko Rino" me "Marko Boçari" ndodhet
një cisternë 30000 litra nuk qëndron,
pasi inspektorët kanë kontrolluar këtë
territor dhe nuk kanë konstatuar vendosje
cisterne. Për sa më sipër është marrë
kontakt edhe me N/kryetarin e minibashkisë
nr. 5, i cili e pranon këtë fakt.
Në Rr. "Isuf Elezi" në qendër Selitë,
bëhet fjalë për stacionin e tregtimit të
karburantit "Selita" me leje e dokumentacion.
5. Në Njësinë Bashkiake Nr. 7,
Tiranë
Në këtë minibashki bëhet fjalë për
stacionet e tregtimit të karburantit,
"Asalba", Rr. M. Shyri. "Llaki Trans",
Rr.M.Gjollesha, "Siom (Armo)", "Eupetrol",
"Kastrati" (Alba Fredi), "Skënderi-
G", të cilët janë me leje e dokumentacion.
Në këtë minibashki janë kontrolluar
dhe dyqanet që tregtojnë bombola
me GLN; për shkelje të rregullave teknike
dhe të sigurisë janë lënë aktndalesa
për secilin si më poshtë: Subjekti
"Xhelal Abazi" në Rr. M. Shyri; Subjekti
"Velo Mukaj" në Rr. M. Shyri; Subjekti
"Et‘hem Elezi" në Rr. N. Mjeda dhe Subjekti
"Velo Mukaj: në Rr. Bab Rexha.
6. Në Njësinë Bashkiake Nr. 8.
Tiranë
Në këtë minibashki bëhet fjalë për
stacionin e karburantit "Flladi" te Selvia,
me leje e dokumentacion. Pas
rindërtimit të këtij stacioni, pranë tij
janë ngritur pallate banimi
shumëkatëshe.
7. Në Njësinë Bashkiake Nr. 10,
dhe Nr. 11, Tiranë
Grupi i punës mori takim me përfaqësuesit
e dy minibashkive dhe sqaruan
të gjitha problemet që trajtohen në
letrën e Avokatit të Popullit. Stacionet e
karburanteve që ushtrojnë aktivitet në
territorin e këtyre minibashkive, si edhe
të tjerave, janë ngritur dhe kanë filluar
aktivitetin para Urdhrit të Ministrit Nr.
184, dt. 05.07.2005, me të cilin operohet
për zbatimin e normave dhe kushteve
teknike të impianteve, instalimeve dhe
pajisjeve që shërbejnë për transportimin,
depozitimin dhe tregtimin e
naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre.
Këto stacione të karburanteve me aktivitet
në këto dy minibashki janë me leje
ndërtimi nga Bashkia Tiranë, kurse me
autorizim Bashkia nuk i ka pajisur. Të
drejtën e pajisjes së stacioneve të karburanteve
ose të njësive të shitjes së
lëndëve djegëse me leje ndërtimi dhe
autorizim që është dokumenti final i një
njësie tregtimi e ka Bashkia Qendrore.
Deri tani Bashkia e Tiranës nuk ka pajisur
asnjë subjekt tregtimi të karburanteve
dhe GLN-se me autorizim.
IQT është institucion teknik dhe ushtron
kontroll në këto subjekteve për
plotësimin e normave dhe kushteve
teknike duke u mbështetur në Urdhrin
e Ministrit Nr. 184. dt. 05.07.2005. Të
gjitha stacionet e karburantit janë ndërtuar
në qytetin e Tiranës para vitit 2005,
në këto kushte ne kemi lënë akte kontrolli
për përmirësimin e defekteve teknike
që kemi konstatuar si p.sh për shkarkimin
e avujve në atmosferë, distancat
e sigurisë së jashtme dhe të
brendshme etj. Për sa u përket pikave
të tregtimit të bombolave në njësinë
bashkiake nr. 10 dhe nr. 7, sqarojmë se
si ajo në Rr. M. Shyri te pallati 46/1 dhe
në pallatin 7, si dhe ajo në Rrugën e
Durrësit pranë Ministrisë së Mjedisit
janë pa autorizimin përkatës nga Bashkia
e Tiranës. Kurse nga ana jonë është
ushtruar kontroll me kompetencat që na
jep ligji duke lënë me aktkontroll dhe
detyra për ndalimin e aktivitetit.
8. Bashkia Kavajë
Në lidhje me dy pika të tregtimit të
gazit të lëngshëm është marrë takim me
Kryetarin e Bashkisë. Në dy pikat e
tregtimit të bombolave në bashkëpunim
me bashkinë u lanë aktkontrolle që të
ndërpresin aktivitetin deri në zbatim të
detyrave dhe pajisjen me dokumentacionin
e nevojshëm tekniko-ligjor.
9. Bashkia Vorë
Subjektet "Vjosa" dhe "Dua Gaz" janë
shoqëri të tregtimit me shumicë të GLNse
dhe që të dyja janë me leje tregtimi e
dokumentacion të rregullt tekniko-ligjor.
Bashkia Vorë ka dhënë leje ndërtimi
për t‘u ngritur këto impiante gazi.
10. Komuna Petrelë, Tiranë
Nën juridiksionin e kësaj komune
ushtrojnë aktivitet 4 stacione karburanti
dhe janë vendosur në rrugën nacionale
Tiranë-Elbasan. Të gjitha janë me dokumentacion
të rregullt tekniko-ligjor. Lejen
e ndërtimit dhe autorizimin e kanë
marrë nga komuna.
11. Komuna Gose, Kavajë
Në pikën e tregtimit të gazit të lëngshëm
"Y-Kaja-Y" me vendndodhje në
Gosë me pronar Z.Astrit Kaja, është lënë
aktkontrolli në zbatim të Ligjit Nr.9218,
dt. 08.04.2004. Pika tjetër me vendndodhje
po në Gosë e ka mbyllur aktivitetin.
12. Komuna Dajt, Tiranë
Depozitat e karburantit të Ushtrisë
pranë fshatit Linzë, janë objekte të ndërtuara
më parë. Shtëpitë e banimit janë
ndërtuar mbas me ose pa leje.
13. Komuna Ndroq, Tiranë
Subjektet Braka, Edmir, Nuri-2004,
janë stacione karburanti me dokumentacion
të rregullt tekniko-ligjor. Lejen e
ndërtimit dhe autorizimin e ka dhënë
Komuna Ndroq. Për sa i përket Lulzim
Currit dhe Kadri Azunit, që të dy këto
subjekte tregtojnë karburant pa u pajisur
me dokumentacionin e duhur tekniko-
ligjor, nuk plotësojnë kushtet teknike
dhe nga ana jonë i është propozuar
komunës për t‘i mbyllur aktivitetin. Në
vitin 2006 pas propozimit tonë i është
mbyllur aktiviteti Lulzim Currit; por Komuna
Ndroq ka lejuar që të hapet
përsëri aktiviteti dhe në dyqanin ushqimor
tregton dhe karburant.
14. Komuna Kashar. Tiranë
Të gjitha stacionet e karburantit janë
të pajisura me dokumentacion të rregullt
tekniko-ligjor dhe lejen e ndërtimit
dhe autorizimin e kanë marrë nga Komuna,
ndërsa sh.a-të e GLN-se ( Global
Gaz , Fit-Mek-Oil) janë me leje tregtimi
nga METE.
15. Komuna Baldushk, Tiranë
Stacionet e karburantit janë dy pika
të cilat ekzistojnë nga ish-SMT. Në
dyqanet ushqimore tregtojnë bombola
me GLN 5 dhe 10 kg, Për këtë janë lënë
aktkontrolli që të mbyllin aktivitetin
dhe të pajisen me dokumentacion nga
komuna.
16. Komuna Paskuqan, Tiranë
Nisur nga shkresa nr. 913, dt.
02.06.2008 e Komunës Paskuqan, u organizua
takim me kryetarin e kësaj komune
Z. Fatos Rexha dhe së bashku me
përfaqësuesin e komunës, inspektorët
kontrolluan të gjitha pikat e tregtimit të
karburanteve dhe GLN-së, duke lënë
për çdo rast akte kontrolli me problematikën
përkatëse. Sipas kompetencave që
u jep ligji organeve të pushtetit vendor,
komuna në fjalë në pikat që shkelin
kushtet teknike duke përbërë rrezik për
jetën e njerëzve dhe të pasurisë, ka lënë
akte bllokimi të aktivitetit.
Asistenca teknike që kërkoi kjo komunë
nga IQT është dhënë nga inspektorët
tanë. Në vazhdimësi po ndiqet
problemi për plotësimin nga ana e komunës
me dokumentacionin e
nevojshëm tekniko-ligjor të nëntë subjekteve
të tregtimit të karburanteve
dhe GLN-se që ka kjo komunë.
17. Komuna Prezë, Tiranë
Në juridiksionin e kësaj komune
ushtrojnë aktivitet nëntë stacione të
tregtimit të karburanteve të shtrira në
aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë. Nga këto,
katër prej tyre kanë instaluar autogaze
për tregtim të GLN-se si karburant për
automjete. Me dokumentacion të rregullt
tekniko-ligjor janë pajisur pesë stacione
tregtimi karburanti, kurse të tjerat
janë ndërtime të reja dhe në proces të
plotësimit të këtij dokumentacioni.
18. Komuna Sinaballaj, Kavajë
Në aksin rrugor Rrogozhinë-Peqin,
ushtrojnë aktivitet tre stacione karburanti,
dy prej të cilave me dokumentacion
të rregullt tekniko-ligjor ( Rajca,
Halili ) sh.p.k, kurse subjekti "Erg"
sh.p.k është duke përgatitur këtë dokumentacion.
Subjekti "Rajca" sh.p.k ka
vendosur edhe autogaz, po përgatit dokumentacionin
përkatës.
Dobjani, ja "Hiroshimat" që rrezikojnë Tiranën
Avokati i Popullit, duke marrë shkas nga tragjedia e ndodhur në Gërdec
nisi një proces shqyrtimi për të evidentuar të gjitha zonat me rrezikshmëri
të lartë shoqërore. Krahas evidentimit të zonave ushtarake, inspektorët
e Dobjanit kanë verifikuar zonat me rrezikshmëri të lartë në kryeqytet.
Disa nga objektet që konsiderohen të tilla janë edhe instalimet, impiantet
dhe stacionet e tregtimit të naftës, gazit të lëngshëm dhe nënprodukteve
të tyre të shpërndara në të gjitha qytetet dhe komunat, përfshirë në mënyrë
të veçantë edhe njësitë e qeverisjes vendore të Qarkut Tiranë, që për vetë
specifikën që ka, përbën sasinë më të madhe të ruajtjes, depozitimit apo
tregtimit të tyre në vend. Sipas Dobjanit, në territorin e Tiranës ushtrojnë
veprimtarinë e tyre rreth 50 stacione tregtimi nafte, gazi dhe nënprodukteve
të tyre, shumë prej të cilave të ndërtuara shumë afër banesave dhe
institucioneve. Në shumë kate të para të pallateve krahas produkteve
ushqimore etj., tregtohen edhe bombola gazi të madhësive të ndryshme.