"Obama të kushtëzojë Serbinë për Kosovën"
Ekspertët amerikanë, Morton Abramoviç dhe Daniel Server,
i rikujtojnë administratës në formim të Barak Obamës,
por edhe Evropës se "Perëndimi ka përfunduar luftën në
Ballkan e tani duhet të sigurojë paqen". Ata nënvizojnë se
për fat të keq, Bashkimi Evropian është i përçarë ndërsa
Amerika po qëndron anash. "Shteti i ri i Kosovës e ka dëmin
më të madh politik nga pjesa me shumicë serbe në Veri, e
cila vazhdon të dirigjohet nga Beogradi, pa një kundërshtim
të fuqishëm nga BE-ja apo SHBA-ja. Kjo efektivisht e ndan
shtetin e brishtë të Kosovës dhe i çimenton tensionet e vazhdueshme
etnike. Për këtë jostabilitet shkaktar është Beogradi",
theksojnë ish-diplomati Morton Ambramoviç dhe
nënkryetari i Institutit Amerikan të Paqes, Daniel Server, në
një artikull të botuar në gazetën "Wall Street Journal". Ata
angazhohen që integrimi i Serbisë në BE të kushtëzohet me
"një politikë adekuate" të Beogradit ndaj Kosovës.