Prokuroria "rrëzon" qeverinë për Tom Doshin
Puna voluminoze e Drejtorisë së
Pastrimit të Parave në Ministrinë
e Financave për hetimin e deputetit
Tom Doshi duket se është shumëzuar
me zero nga Prokuroria e Përgjithshme,
e cila ka deklaruar se nuk ka nisur
procedim penal për të. Nga informacionet
zyrtare mësohet që, pavarësisht se
është kryer një hetim mbi këtë dosje të
ardhur në prokurori, hetuesit nuk kanë
gjetur asnjë element të veprës penale të
kryer nga deputeti i PS-së. Më tej,
Prokuroria e Përgjithshme ka deklaruar
se nuk ka filluar procedim penal ndaj
Tom Doshit pas kallëzimit të Drejtorisë
së Pastrimit të Parave në Ministrinë e Financave.
Sipas argumentimit të saj, ai
nuk ka konsumuar elementë të veprës
penale të pastrimit të parave, pasi ky ligj
nuk ekzistonte në kohën kur ai akuzohet
se ka bërë pastrim parash. Pra, gjatë
gjithë kohës, kur mendohet se Doshi ka
kryer pastrim parash, shteti shqiptar nuk
ka pasur një ligj për ta ndaluar, kështu
që nuk mund të hetohet për kohën kur
ligji nuk ka ekzistuar. Më tej, nga organi i
akuzës është shpjeguar edhe qëndrimi
për veprën penale të fshehjes së pasurisë
për vitet 2005-2007. "Për vitin 2005-
2006 është amnistuar kjo vepër penale
në bazë të ligjit të amnistisë", ka detajuar
Prokuroria e Përgjithshme. Ndërkohë,
për vitin 2007, organi më i lartë i akuzës
shqiptare ka shpjeguar se janë marrë të
dhëna në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit
të Pasurive dhe ka rezultuar se
Tom Doshi ka deklaruar gjithë pasurinë
që dispononte. "Në këto kushte, mbi bazën
e verifikimeve që kreu, vendosi të
mos regjistrojë procedimin penal ndaj
tij", tha prokuroria. Vetëm pak ditë më
parë, Pastrimi i Parave dërgoi këtë dosje
në Prokurorinë e Përgjithshme, duke
kërkuar procedim penal për deputetin e
së majtës.