E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthimi në Poliçan, Oketa kërkon gjetjen e përgjegjësve

Një ditë pas tragjedisë së
ndodhur në ambientet e
Kombinatit Mekanik të
Poliçanit, ministri i Mbrojtjes,
Gazmend Oketa, ka udhëtuar drejt
qytetit të vogël, ku ka zhvilluar një
takim me drejtuesit e kombinatit.
Ministri ka kërkuar një hetim rigoroz
të ngjarjes së dy ditëve më parë,
ku humbi jetën 45-vjeçarja Suzana
Kapxhiu dhe ngeli i plagosur një
tjetër punëtor. Ai kërkoi gjithashtu
marrjen e masave në lidhje me sigurimin
teknik gjatë punës në kombinat,
ku pritet nisja e procesit masiv
të demontimit të municioneve.
Ministri Oketa ka parë nga afër vendin
ku ndodhi shpërthimi dhe ka
kërkuar shpjegime rreth ngjarjes.
Më pas ai ka ngushëlluar familjen e
Suzana Kapxhiut, duke bërë një vizitë
në banesën e saj. Rreth një orë
më pas, në familjen e së ndierës ka
mbërritur dhe deputeti i zonës,
njëkohësisht dhe kryetari i LSI-së, Ilir
Meta. Rreth orës 12:00 të ditës së
djeshme, të afërm të familjes Kapxhiu,
punonjës të Kombinatit Mekanik
dhe qindra banorë të Poliçanit i
kanë dhënë lamtumirën e fundit
45-vjeçares Suzana Kapxhiu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›