E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, tri aksidente shënojnë një të vdekur dhe 5 të plagosur

Tri aksidente kanë shënuar
gjatë 24 orëve të fundit në
Tiranë një person të vdekur
dhe pesë të plagosur. Sipas policisë,
viktima e këtyre aksidenteve nuk
është identifikuar, ndërkohë që
edhe dy nga të plagosurit ndodhen
në gjendje të rëndë për jetën. Burimet
policore shpjeguan se në
lidhje me këto aksidente janë arrestuar
dy prej autorëve. Sipas të
dhënave, u bë arrestimi i Ben
Cukës, 38 vjeç. Ky person, në orën
11:00 të dy ditëve më parë, në superstradën
Tiranë-Vorë, pranë karburant
"Eurodrin", duke drejtuar
mjetin fuoristradë tip "Rang Rover",
me targa AX278BS, ka aksidentuar
me vdekje një këmbësor, ende
i paidentifikuar, i seksit mashkull,
rreth 45 vjeç. Policia tha se po punohet
për identifikimin e këtij personi.
Ndërkohë është arrestuar edhe
Mirban Kadiu, 28 vjeç. Arrestimi i tij
u bë pasi në orën 12:00 të dy ditëve
më parë, në Rrugën e Durrësit,
pranë karburant "Elda", duke drejtuar
mjetin veturë tip "Hundai", me
targa EPE9891, ka aksidentuar
këmbësorët Dalip dhe Shahe Ferhati,
64 dhe 47 vjeç. Sipas policisë,
dy të dëmtuarit u dërguan në spital
në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkaq, aksidenti i tretë ka
ndodhur në orët e mbrëmjes së të
martës. Në orën 22:00, Klajdi Shanaj,
20 vjeç, duke drejtuar mjetin
tip "Volsvagen", me targa TR3788R,
në Priskë 2, pranë minierës, si pasojë
e humbjes së kontrollit, ka dalë
jashtë rruge duke u rrëzuar në përrua,
poshtë urës së Priskës. Për pasojë
është dëmtuar vetë drejtuesi i
mjetit dhe pasagjerët Eraldo Pecmakaj,
17 vjeç dhe Gëzim Qatipi, 20
vjeç, të cilët janë dërguar në spital
dhe ndodhen jashtë rrezikut për
jetën. Pasagjer në mjet ka qenë dhe
Gentian Çela, 20 vjeç, lindur në Berat
dhe banues në Tiranë, i cili nuk
ka pësuar dëmtime dhe është larguar
për në banesë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›