E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë-Krujë, vritet me armë zjarri 34-vjeçari

Një 34-vjeçar ka mbetur i
vrarë nga njeriu të cilin e
kishte piketuar si viktimë
të tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur
dje në mëngjes në fshatin Arameras
të Fushë-Krujës. Policia lokale
njoftoi se Indrit Çela ka gjetur vdekjen
si pasojë e plagëve të marra
nga një armë zjarri që ka qenë e tij,
por është përdorur nga shtetasi
Lulëzim Çela, 21 vjeç. Sipas të
dhënave nga grupi hetimor, Indrit
Çela, i armatosur me një automatik
kallashnikov dhe dy granata
dore, është nisur paraditen e
djeshme të vrasë Lulëzim Çelën,
21 vjeç. Por dy personat janë përleshur
me njëri-tjetrin dhe 21-
vjeçari ka arritur t‘i marrë armën
agresorit dhe ta vrasë atë. Policia e
Durrësit e ka klasifikuar paraprakisht
si vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes
krimin e ndodhur në fshatin
Arameras, ndërkohë që ka nisur
hetimet intensive për të
zbardhur plotësisht rrethanat të
cilat çuan në këtë vrasje. Burimet
zyrtare të Drejtorisë së Policisë së
Qarkut të Durrësit bënë të ditur se
Indrit Çela dhe autori i vrasjes janë
nga i njëjti fshat, por nuk kanë
lidhje gjaku me njëri-tjetrin, pavarësisht
mbiemrit të njëjtë. Vrasja ka
ndodhur rreth orës 10:00 dhe
shërbimet e policisë bënë të mundur
kapjen e autorit brenda një
kohe të shkurtër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›