E Diel, 1 Nëntor 2026

Tonin Vocaj, kreu i ri i Policisë së Tiranës

Viti 2009 ka sjellë një sërë
ndryshimesh në radhët e
uniformave blu, ku nuk
janë kursyer edhe gradat
më të larta të policisë. Me këto ndryshime,
pas tre muajsh, kreu i policisë
ka vendosur që të emërojë edhe
drejtorin e policisë më të rëndësishme
në vend, atë të Tiranës. Tonin
Vocaj, një oficer karriere, i cili njeh
mjaft mirë edhe kryeqytetin, është
emëruar drejtor i ri i Drejtorisë së
Policisë së Tiranës, ndërkohë që
bashkë me të është emëruar edhe
zëvendësdrejtori për hetimin e krimeve.
Por, veç këtyre dy posteve të
rëndësishme, policia ka bërë edhe
15 emërime të reja në poste të ndryshme
në të gjithë vendin.
Në lidhje me këtë "reformë" të
brendshme, Drejtoria e Përgjithshme
e Policisë së Shtetit ka deklaruar
se këto veprime janë ndërmarrë
në kuadër të përmirësimit të punës
së kësaj strukture. Vendimi për to
është ndërmarrë pas analizës së
përgjithshme të Policisë së Shtetit
për vitin 2008, ku janë studiuar
problemet dhe arritjet e policisë.
Nisma e saj, sipas informacioneve
policore, ka ardhur që në tetor të
vitit 2008, kur ndryshoi kreu i policisë
së Tiranës. Pas ikjes së Muhamet
Rrumbullakut, Drejtori i
Përgjithshëm, Ahmet Prençi, komandoi
Hamdi Fjorën, i cili deri dje
ka qëndruar në këtë detyrë. Por, me
emërimet e reja, kreu i Drejtorisë së
Policisë së Tiranës do të jetë drejtuesi
i parë Tonin Vocaj. Ky i fundit,
që nga periudha e implementimit
të strukturës së re të Policisë, ka
mbajtur postin e drejtorit të Luftës
Kundër Krimeve të Rënda në Departamentin
e Hetimit të Krimeve
në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë
së Shtetit. Me ardhjen e tij në
krye të Tiranës, Hamdi Fjora është
rikthyer drejtor në Drejtorinë e
Forcave Lëvizëse Operacionale në
Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë
së Shtetit. Ndërkohë, me
firmën e Prençit ka ndryshuar edhe
numri dy i policisë së kryeqytetit.
Drejtues Artan Cuku është emëruar
zv/drejtor për Hetimin e Krimeve
në Drejtorinë e Policisë së Tiranës,
i cili deri dje mbante të njëjtin pozicion,
por në Berat.
Ndërkaq, krerët e policisë janë
ndryshuar edhe për Qarkun e Shkodrës.
Drejtori i kësaj policie, Nikolin
Bala, ka lënë këtë detyrë për t‘u
emëruar në vendin që mbante Tonin
Vocaj. Burimet zyrtare të policisë
thanë se drejtuesi i parë, Nikolin
Bala, është emëruar drejtor në Drejtorinë
e Luftës Kundër Krimeve të
Rënda. Ndërsa në vendin e Balës,
kreu i policisë ka komanduar Artan
Hasanin. Burimet detajojnë se
kryekomisari Hasani është komanduar
drejtor i Policisë së Qarkut Shkodër,
i cili deri tani mbante funksionin
e zv/drejtorit për hetimin e
krimeve në këtë drejtori.
Ndryshimet nuk kanë lënë
mënjanë edhe Qarkun e Lezhës. Sipas
informacioneve zyrtare, drejtues
Artan Mehmeti është emëruar
zëvendësdrejtor për hetimin e
krimeve në Drejtorinë e Policisë së
Qarkut Vlorë, i cili deri dje mbante
të njëjtin funksion në Qarkun e
Lezhës. Ndërsa në vendin e tij në
Lezhë është emëruar kryekomisar
Çezar Keçi, i cili ishte specialist në
Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Gjithashtu, shefi i Komisariatit
të Policisë në Lezhë, Ferdinand
Dusho, ka lënë detyrën e tij dhe është
emëruar në të njëjtin pozicion në
Komisariatin e Gjirokastrës. Ndërsa
në vendin e tij është emëruar
kryekomisar Asllan Shyti, i cili deri
tani ka qenë shef i Komisariatit të
Policisë në Krujë.
Ndryshimet nuk janë mbyllur
me kaq për Drejtorinë e Përgjithshme
të Policisë së Shtetit, që ka kryer
disa ndryshime edhe në komisariatet
e Tiranës. Sipas të dhënave
zyrtare, kryekomisar Nikoll Vatnikaj
është emëruar shef i Komisariatit
Nr. 2 në Tiranë, deri tani shef i Komisariatit
Nr. 1 Tiranë. Ndërkohë,
Dorian Muça komandohet shef i
Komisariatit Nr. 1, i cili deri dje ishte
shef Seksioni në Drejtorinë e Policisë
së Qarkut Tiranë. Ndërsa ishshefi
i Komisariatit Nr. 2, Adnan
Shehu, është emëruar shef i Komisariatit
të Krujës. Emërim tjetër ka
marrë edhe Nazmi Shuli, për funksionin
shef sektori në Drejtorinë e
Policisë së Tiranës, i cili deri tani ishte
shef Komisariati në Gjirokastër.
Edhe shefi i Komisariatit Nr. 3 në
Tiranë, Marjan Laca, është zëvendësuar
kokë më kokë me shefin
e Komisariatit të Elbasanit, Ali Allaraj.
Gjithashtu, kokë më kokë
janë ndryshuar edhe shefi i Komisariatit
të Dibrës, Saimir Shehu, i cili
ka shkuar në Kukës, duke zëvendësuar
Alejdin Omurin. Policia
shpjegoi se ndryshime të tjera ka
pasur edhe në nivelet më të ulëta
të policisë, të cilat do të vazhdojnë
edhe në ditët në vijim

Emërimet

Drejtues i Parë, Tonin Vocaj,
emërohet drejtor në Drejtorinë e
Policisë së Qarkut Tiranë.
• Drejtues i Parë, Hamdi Fjora,
kthehet drejtor në Drejtorinë e
Forcave Lëvizëse Operacionale.
• Drejtues Artan Cuku emërohet zv/
drejtor për Hetimin e Krimeve në
Drejtorinë e Policisë së Qarkut
Tiranë.
• Drejtues i Parë, Nikolin Bala,
emërohet drejtor në Drejtorinë e
Luftës Kundër Krimeve të Rënda.
• Drejtues Artan Mehmeti emërohet
zv/drejtor për Hetimin e Krimeve në
Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë.
• Kryekomisar Artan Hasani komandohet
drejtor i Policisë së Qarkut
Shkodër.
• Kryekomisar Çesar Keçi emërohet
zv/drejtor për Hetimin e Krimeve në
Drejtorinë e Policisë së Qarkut
Lezhë.
• Kryekomisar Ferdinant Dusho
emërohet shef në Komisariatin e
Policisë Gjirokastër.
• Kryekomisar Asllan Shyti emërohet
shef në Komisariatin e Policisë
Lezhë.
• Kryekomisar Nikoll Vatnikaj
emërohet shef i Komisariatit Nr. 2.
• Komisar Dorian Muça komandohet
shef i Komisariatit Nr. 1.
• Kryekomisar Adnan Shehu emërohet
shef në Komisariatin e Policisë
Krujë.
• Kryekomisar Nazmi Shuli emërohet
shef Sektori në Drejtorinë e Policisë
së Qarkut Tiranë.
• Kryekomisar Ali Allaraj emërohet
shef i Komisariatit Nr. 3 Tiranë.
• Kryekomisar Marjan Laca emërohet
shef komisariati në Komisariatin e
Policisë Elbasan.
• Kryekomisar Saimir Shehu
emërohet shef në Komisariatin e
Policisë Kukës.
• Kryekomisar Alejdin Omuri
emërohet shef në Komisariatin e
Policisë Dibër


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›