Delijorgji, gruas: Na vunë bombë në Gërdec
Biseda e mëposhtme është zhvilluar mes Mihal Delijorgjit nga Burgu 313 dhe gruas së tij Vjollca, e cila ndodhej në gjendje të lirë. Përgjimi është zhvilluar më 27 mars 2008, mbi dhjetë ditë pas tragjedisë së Gërdecit. Dy bashkëshortët flasin në lidhje me ngjarjen, duke hedhur tezën se Gërdeci shpërtheu pasi ndonjë grup terrorist mund të ketë vendosur bombë. Aludohet se në ngjarje mund të jetë implikuar edhe bashkortaku amerikan, Patrick Henry, me të cilin Delijorgji kishte pasur mosmarrëveshje. Në bisedën e dytë, të zhvilluar mes Delijorgjit dhe së shoqes, më 23 mars 2008, flitet edhe për Kosta Trebickën pasi në atë kohë, biznesmeni po denonconte aferën e fishekëve që Shqipëria i ka shitur SHBA-së.
Përgjim i datës 27 mars 2008, Vjollca dhe Mihali.
Delijorgji: ... Jam në një dhomë tjetër duke luajtur domino.
Vjollca: Lejohet?
DELIJORGJI: Hiç mo rrimë... ti vetëm të mira ke bërë, pa e di unë çar ke bërë ti. Çar bëre!?
DELIJORGJI: Nuk kam bërë asnjë gjë, kjo që më ndodhi mua mund t‘i ndodhi çdo njeriu. Mos e vrit trurin, një ditë do të dali çdo gjë, kush ka faj, kush nuk ka faj, nga është vënë, nga s‘është vënë. Është e vënë. Tani kush e ka vënë vari t.... E kupton? VJOLLCA: Nuk diskutohet ajo.
DELIJORGJI: Tani e ka vënë ndonjëri që është zënë Tani me punëtorët, ka një mijë pista. Po që është vënë, është vënë, se nuk ndodhte atje të merrte zjarr.
VJOLLCA: Asnjëherë në botë, çar thua?
DELIJORGJI: Ajo është vënë. Tani, kush e ka vënë? E kanë vënë për inat, e ka vënë ai plehra që është zënë Patriku (Patrick Henry, pronar i SAC), e ka vënë ndonjë punëtor që ka pas inat Tanin, a e ka vënë ndonjë bandë terroriste? Po që e ka vënë njeri e ka vënë. Vari t... është sikleti ynë që të rrimë këtu.
VJOLLCA: Po e meriton ti të rrish aty brenda hekurave?
DELIJORGJI: Po s‘ke çar ti bësh, do t‘i marrësh siç të vijnë. Një ditë para ishim në Greqi, ishim për qejf. Erdhi kështu e solli fati, çar t‘i bësh. Nuk thua shyqyr që shpëtova se do të kisha ngrënë predhën, do të më kishit qarë tri ditë...
VJOLLCA: Më duket sikur ka ndaluar koha e të gjitha.
DELIJORGJI: Çdo gjë do të vejë në vend të vet, mos u mërzit, mos u mërzit do të marr prapë.
Mihali-Vjollca, përgjim i datës 23 mars 2008.
DELIJORGJI: ... tani të dish një gjë, klani juaj është i pastër.
Vjollca: As që e diskutoj fare.
DELIJORGJI: Me të gjitha letrat, me të gjitha kartat, me të gjithë. As s‘e kërkova unë Gërdecin. Vetë amerikanët e kanë kërkuar. E di çar nuk jam unë në rregull, që të them që tani.
VJOLLCA: Siguracionin.
DELIJORGJI: Puna e siguracioneve që qe, për atë çdo jetë, tjetri nuk është penale dhe do të bëjmë padi dhe kërkon dëmshpërblim, nuk e di a më kuptove.
VJOLLCA: Ylli është mirë se atë kam merak?
DELIJORGJI: Mirë është...
VJOLLCA: Ai plehra, ai Kosta e qepi buçen dhe ai, se doli Ambasada Amerikane dhe e qepi atë buçen dhe tha se çdo gjë ishte e rregullt, që nga ai moment nuk flet me asnjë njeri.
DELIJORGJI: Iku ky muhabet, nuk qaj hall ... (nuk kup) ... jo që s‘kisha lidhje fare. Unë dhe me këtë tjetrën jo s‘e kam bërë ndonjë gjë.
VJOLLCA: Po e di unë jam e qartë. ... Po e tha Ylli Rakipi, Delijorgji është biznesmen, ka dalë me fitu para, ule e ngre tha, merruni me gjë tjetër.
DELIJORGJI: Nuk është vetëm kjo, unë nuk mund të qëndroja në këtë moment jashtë, se pse do të thoshin ja ndajnë lekët, dhe budallallëqet e kësaj natyre ... mos vrit mendjen, ne jemi xham fare këtu, mos çaj b...