Pakti Berisha-Dokle, shtyhet gjyqi i bandave të Durrësit
Avokatët sfidojnë hapur sistemin gjyqësor, megjithëse bëjnë pjesë në të. Dje i ka takuar sërish radha procesit gjyqësor kundër bandave të Durrësit për t‘u shtyrë, si pasojë e mungesë së avokatëve mbrojtjes të të pandehurve. Mosardhja e mbrojtësit ligjorë të të akuzuarit Plaurent Dervishaj, e ka detyruar kryetarin e trupës gjykuese, Gurali Brahimllari, të shtyjë seancën për një javë, pra të enjten tjetër. Procesi gjyqësor ndaj organizatave kriminale të Durrësit po zhvillohet prej afro dy viteve pa arritur në asnjë seancë të zhvillohet normalisht. Në procesverbalin e gjykatës këtë të enjte u shënua seanca e 81-të, 75 prej të cilave kanë dështuar vetëm për shkak të avokatëve, të cilët ia kanë dalë deri tani të mos e lejojnë të penduarin e bandës të rrëfehet para drejtësisë.
Shtyrja e pambarimtë
Avokatët, por edhe të pandehurit, ia kanë dalë mbanë me të gjitha mënyrat për ta shtyrë në maksimum procesin. Tashmë rrezikohet seriozisht lirimi i tyre nga salla e gjyqit, për shkak të mbarimit të afateve të paraburgimit. I gjithë skenari duket se është hartuar nga dy kapobandat e grupit, Lulzim Berisha dhe Indrit Dokle, të cilët, pavarësisht se i kanë shkaktuar probleme njëri-tjetrit në liri, janë bashkuar pas hekurave. Në një prej seancave, Berisha dhe Dokle kanë lënë sallën njëri pas tjetrit, duke e akuzuar politikën shqiptare se kishte luajtur me bandën. Në këtë rast dalja e tyre spektakolare nuk i ka dhënë mundësi të penduarit Adriatik Coli, të rrëfehej përpara gjykatës. Braktisja e sallës nga të pandehurit dhe avokatët e tyre erdhi pasi gjykata refuzoi të pranonte kërkesën e tyre, që në gjykatë të vijnë për të dëshmuar Kryeministri Sali Berisha, kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe ish-ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi. Pas kësaj, avokatët thanë se gjyqi është i montuar politikisht dhe duke akuzuar disa prej krerëve të shtetit, provë për të cilën kërkonin të administronin një CD, me fjalimet në Parlament të krerëve të shtetit shqiptar, kur ata kanë përmendur emrat e të pandehurve. Kjo kërkesë, e cila nuk është pranuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, u ka dhënë mundësinë avokatëve të gjejnë edhe një tjetër mundësi për ta braktisur sallën e gjyqit, por prokuroria ka kërkuar pezullimin e afateve, duke mos u dhënë mundësinë atyre të përfitimit për llogaritjen e kohës së paraburgimit.
Bashkëpunimi
Megjithëse kanë paguar qindra mijëra euro për eliminimin e njëri-tjetrit, Lul Berisha dhe Indrit Dokle, dy hasmit e dikurshëm, kanë "bashkëpunuar" sërish në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Të urryer deri në vdekje, Berisha dhe Dokle e kanë parë të arsyeshme të sheshojnë mosmarrëveshjet, duke krijuar një konfuzion në gjykatë. Duket se pakti midis kapobandave po i kushton shtetit shqiptar mijëra euro humbje, pasi çdo të enjte dhjetëra forca të policisë shoqërojnë në gjykatë të penduarin e bandës. Këtu mund të shtohen edhe shpenzimet e gjykatës dhe prokurorisë që duket se nuk do të mbarojë asnjëherë.