E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delijorgji nuk pagoi uzinën që demontoi predhat

TIRANE - Demontimi i predhave për llogari të Delijorgjit dhe mospagimi për këtë shërbim, ka detyruar Uzinën Mekanike Gramsh të padisë në gjykatë shoqërinë "Alba-Demil". 

Tashmë, çështja ka nisur të shqyrtohet në themel të saj, pasi një muaj më parë, drejtoria e uzinës arriti t'i bllokonte me vendim gjykate të gjitha materialet e përfituara nga demontimi i predhave, në mënyrë, që të detyrohet Delijorgji të kryejë pagesën për punën e kryer për llogari të tij. Në të kundërt, uzina mund të shesë materialet dhe të përfitojë pagesën. Seancën e djeshme të procesit nuk u paraqit pala e paditur, çka u bë shkak që të shtyhej seanca për një datë tjetër. Sipas vendimit të mëparshëm të gjykatës, UMG do të kryente për llogari të "Alba-Demil" demontimin e një sasie prej 40380 predha 100 mm, kundrejt pagesës 170 lekë për çdo predhë. Vlera e përgjithshme e kontratës do të ishte 6.864.600 lekë, por deri në momentin e ngjarjes së Gërdecit ishin demontuar 14.095 predha dhe ishin përftuar 4310 kg bakër, 17.665 kg TNT dhe 136 kg ekzogjen, sasi e cila është e magazinuar në ambientet e UMG, dhe nuk dorëzohet pa marrë shpërblimin prej 2.396.150 lekë për punën e kryer.                        fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›