Mustafaj ‘shpëton’ prishjen e 270 shtëpive
Besnik Mustafaj "shpëton" nga prishja mbi 270 shtëpi në Tiranë, që i përkasin zonës elektorale të tij.
AIDA MALAJ
Deputeti demokrat ka kërkuar në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak të Tiranës, rishikimin e projektit për prishjen e disa banesave në bllokun 31, zonë ku ai ka fituar mandatin e deputetit. "Kjo zonë nuk është e legalizuar, vetëm kur të jetë legalizuar më pas mund të bëhet urbanizimi. Zbatimi i këtij ligji, do ta vonojë disa muaj, ndoshta zbatimin e projektit për urbanizmin e kësaj zone të kryeqytetit. Por në këtë mënyrë shmanget dëmtimi i afro 300 familjeve, të cilat sot do të humbitnin pa asnjë zhdëmtim pasurinë e tyre kryesore, shtëpitë", ka thënë z.Mustafaj në një letër drejtuar këtij këshilli, me dijeni kryebashkiakut, Edi Rama. Kërkesa e zotit Ndoj është shtyrë për diskutim në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak të Tiranës. Bëhet fjalë për projektimin e disa rrugëve informale, zonë e cila kufizohet nga rrugët "5" Maji", "Siri Kodra", "Ferit Xhajko"-Lumi Tiranës. Si deputet i zonës, ai ka kërkuar pezullimin e këtij projekti, me pretendimin se ky bllok bën pjesë në një zonë që është përcaktuar si informale, me vendim të KRRTRSH në vitin 2005 dhe e rishikuar si e tillë po nga ky këshill në vitin 2007. Kërkesa për diskutim është paraqitur nga Gjet Ndoj, anëtar i Këshillit Bashkiak, por u shty për diskutim në mbledhjen e radhës.
Mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak të kryeqytetit ka zgjatur deri në orët e vona të mbrëmjes dhe temat kryesore të debatit, kanë qenë vlera maksimale e bonusit të strehimit për familjet në nevojë dhe caktimi i zonës së ish-Bllokut si zonë me trafik të kufizuar. Vendimi për këtë u la të merret në mbledhjen e tjetër të Këshilli Bashkiak të kryeqytetit. Trajtimi me bonus strehimi i disa familjeve të pastreha, kanë qenë temë debati mes përfaqësuesve të kampeve të ndryshme politike në këtë këshill. Bëhet fjalë për 36 familje, që kanë përfituar nga programi i bonusit të shërbimit, që kanë aplikuar për t'u trajtuar me strehim në programin e banesave sociale me qira. Këtyre personave u janë prishur shtëpitë për shkak të zbatimit të një projekti, që ka për objekt sistemin e shtratit të lumit Lanë dhe ndërtimit të rrugëve paralele të saj. Për lehtësimin e në njëfarë mënyre të problemit të strehimit të këtyre familjeve, shërbimi ligjor falas, sipas marrëveshjes me Bashkinë e Tiranës, ka bërë të mundur sigurimin e dokumentacionit të nevojshëm.
Ndërkohë është miratuar projektvendimi për rritjen e numrit të punonjësve të Policisë Bashkiake, si dhe një rritje page për kujdestaret dhe kuzhinieret e çerdheve të kryeqytetit, si dhe ndërtimi i një tregu në zonën bashkiake nr.1.
Vendime të tjera që u morën në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit ka qenë projektvendimi për ndryshimin e përmasave të Fonder-Mek, që konsiston në ndërtimin e disa apartamenteve sociale për të pastrehët e Tiranës. Përmasat do të kalohen për rishikim në Këshillin e Ministrave.