E Shtunë, 31 Tetor 2026

Refuzohet ndihma për tërmetin në Kinë

Refuzohet ndihma prej 500 mijë lekësh, që Këshilli Bashkiak i Tiranës kishte akorduar si ndihmë për përballimin e tërmetit në zonën e Sichaun, në Kinë. 

Në mbledhjen e djeshme kryekëshilltarët kanë refuzuar akordimin e kësaj shume. Përfaqësuesit e kampit të djathtë kanë mbështetur refuzimin, me vonesën e lëvrimit të fondit në ndihmë të dëmtuarve nga tragjedia e "Gërdecit". Fondi simbolik, ishet akorduar si mbështetje finanaciare për përballimin e situatës në Sichaun, që u krijua pas tërmetit që shkaktoi vdekjen e mbi 50 mijë personave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›