Emigranti vetëdigjet në bagazhin e makinës
Emigranti vetëdigjet publikisht, 14 orë pas kthimit të tij nga Greqia...
Nga te derguarit tane ne kavaje
...ku qëndronte prej gati tre vitesh dhe ku punonte bashkë me vëllezërit e tjerë të tij. Veiz Xhani, 26 vjeç nga Librazhdi, banues në fshatin Memzotaj të Kavajës, ka zgjedhur rrugën më të vështirë për t’i dhënë fund jetës, mëngjesin e djeshëm rreth orës 09:00 në një prej tuneleve të përdorur vite më parë nga Brigada e Xhenios. Policia nuk ka mundur të zbardhë motivin e vetëvrasjes së tij, për shkak se sipas hetuesve, Xhani nuk ka pasur asnjë motiv vetëvrasjeje. Por dy ditë përpara ngjarjes ai i ka komunikuar në telefon të fejuarës së tij se ishte sëmurë dhe se kishte dhimbje koke. Kur të vinte në Shqipëri do t’ia tregonte.
Pasditen e së mërkurës Xhani ka lënë punën e tij në një prej zonave të Selanikut, ku punonte bashkë me vëllezërit, Tasimin, Besnikun e Muratin dhe është drejtuar për në Shqipëri. Rreth orës 16:55 minuta, mjeti “Nissan Micra”, me targa greke ka lënë doganën greke të Kapshticës duke u futur në territorin shqiptar. Më tepër se 14 orë pas hyrjes në Shqipëri, ai gjendej në një prej tuneleve që përdorej kohë më parë nga Brigada e Xhenios. Nuk ka preferuar të shkojë të takojë asnjë prej të afërmve, për motive ende të panjohura për ta dhe ndoshta mund të ketë qëndruar në një prej tuneleve më tepër se 1 kilometër larg shtëpisë. Në mëngjes sipas dëshmitarëve, ai i ka vënë zjarrin automjetit të tij. Tymi është parë nga banorë të ndryshëm dhe kalimtarë që kanë menduar se ndoshta aty kishte rënë ndonjë zjarr dhe mund të digjej kodra. Hamdi Shaba, një prej banorëve të zonës dhe kryeplak i fshatit Kryeluz, tregon se aty njerëzit ishin mbledhur, pasi kishin parë tym dhe menduar se kishte zjarr në kodër. “Kur njerëzit kishin ardhur këtu, ata i kanë kërkuar të dinin pse po i vinte flakën kodrës. Por më pas ata panë makinën që ishte në tunel dhe kuptuan që ai po e digjte atë”. Sipas policisë së Kavajës që iu referohet dëshmitarëve, ata ishin munduar që ta ndihmonin dhe i kanë kërkuar të mos afrohet në tunel, pasi ishte me rrezik dhe makina mund të shpërthente. Ndërkohë që automjeti ka qenë duke u djegur, personit “të panjohur” i është afruar një burrë rreth 40 vjeç, ka kërkuar të dijë përse po i vinte flakën kodrës. Këtë fakt e pohon edhe kryeplaku i fshatit Kryeluz, Hamdi Shaba. “Polici i komunës Lekajt i foli dhe i tha përse po ndez zjarr këtu. Sipas dëshmive të banorëve, ai i është përgjigjur: “Po ti kush je që më pyet?”. Sapo polici i komunës së Lekajt i është prezantuar personit, se ishte polic i pyjores ai nuk e ka bërë të gjatë, por me shpejtësi është futur në bagazhin e makinës së tij të vogël, nga edhe s’doli dot më. Disa persona më kot iu lutën të kthehej pas dhe të mos futej në makinë, por atë asgjë s’e ktheu më veçse të vdekur.
Hetimi
Veprimi i 26-vjeçarit ka lënë pa mend së paku tetë persona të ndryshëm, që ndodheshin aty në momentin e ngjarjes dhe të gjithë janë marrë nga policia dhe pyetur në cilësinë e dëshmitarëve. Më tej policia i ka shoqëruar të gjithë këta persona, të cilëve iu janë marrë deklarime përpara hetuesve të policisë së Kavajës, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Dyshimet e policisë janë se emigranti mund të ketë kaluar natën në tunelin ku edhe u vetësakrifikua. Pas identifikimit të tij, nëpërmjet doganës së Kapshticës dhe nëpërmjet disa copëzave të dokumenteve të identifikimit të mbetura aty, policia është drejtuar në familjen e Xhevahir Xhanit, babait të Veizit. Policia është rikthyer në këtë familje, pas pesë vitesh sërish për një rast fatkeq. Herën e parë vajza e tij helmoi veten se babai nuk e la të shkonte me të fejuarin në Itali, që donte ta merrte. Këtë herë për fat të keq sërish një rast vetëvrasjeje. Nga deklarimet që policia ka marrë atyre nuk është gjetur asnjë motiv i mundshëm që të shtynte emigrantin drejt një vendimi të tillë ekstrem. Hetimi i policisë tashmë ka ngecur tek motivi, ndërsa hetuesit i janë drejtuar për ndihmë zyrës së Interpolit, për të gjetur të dhëna të mundshme prej tyre në policinë greke.
E fejuara: Më tha që kam një hall të madh
Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes dhe marrjes së deklarimeve të dëshmitarëve okularë, që kishin parë me sytë e tyre ngjarjen, policia ka marrë dëshminë e të fejuarës së Veizit. Ajo është marrë në pyetje nga hetuesit, ndërsa e kishte shoqëruar babai i saj. Përpara tyre ajo ka pohuar se, i fejuari i kishte thënë se kishte një hall të madh dhe se do t’ia tregonte kur të kthehej. Dy ditë përpara ngjarjes, ajo kishte komunikuar me të fejuarin e saj në telefon, kur ai ndodhej ende në Greqi. Vajza tregon se ka komunikuar në telefon me të, kurse ai i ishte dukur shumë i shqetësuar dhe nën një trysni që ajo nuk mundej ta kuptonte. “Ai më telefonoi dhe unë menjëherë e hapa telefonin dhe u gëzova që më mori”, pohon e fejuara, emrin e së cilës policia nuk e publikoi. Më pas vajza ka treguar se zëri i tij, qe i zymtë dhe jo entuziast. Për këtë ajo e ka pyetur, përse ishte i mërzitur. “Më dhemb koka dhe jam sëmurë”. Pyetjes së të fejuarës se çfarë problemi kishte ai i është përgjigjur se do të vinte shumë shpejt në Shqipëri dhe do t’ia thoshte. “Kam dhimbje të forta koke. Më dhemb shumë. Kam një hall të madh që s’mund ta imagjinosh. Do të vij shumë shpejt në Shqipëri dhe do të ta tregoj të gjithë. Kështu më tha në telefon, por nuk ia dëgjova më zërin”, mësohet të ketë pohuar përpara oficerëve të policisë së Kavajës, 21- vjeçarja nga fshati Memzotaj, me origjinë nga Librazhdi. Deklarimi i vajzës është administruar nga policia në cilësinë e personit që ka dëshmuar mbi rrethanat e ngjarjes dhe që hedh dritë mbi të. Gjithsesi kjo e ka ndihmuar fare pak policinë e Kavajës për të zbardhur këtë motiv.
“Si u dogj si kamikaz para syve tanë, djaloshi i panjohur”
Nga te derguarit tane ne kavaje, Ferdinand Dervishi / dashamir biçaku
Edhe pse mosha e ka kacavjerrë sipër për t’u mbajtur me duart, që i dridhen në boshllëqet e rrumbullakëta të numrave që formojnë shifrën 80, Hysni Kazazi, banori më i moshuar i fshatit Kryeluz, është i ndjeshëm ndaj zjarreve. U hipën këmbëve sa herë në fshat përhapet alarmi dhe i ndodh të mbërrijë në vendin që shkrumbohet më shpejt se të tjerët.
Sepse zjarri nuk të fal. Banorët e zonës kanë paguar shtrenjtë këto vite të fundit, kur gjuhët e flakta u kanë përpirë parcela të tëra me ullinj e vreshta, pasuri që duan mund e vite të sjellin prodhimin e parë. Kështu kishte ndodhur edhe dje në mëngjes me Hysniun. Plaku kishte dëgjuar nipërit t’i thonin se në drejtim të ish-repartit ushtarak kishte dalë një gjuhë tymi dhe u kishte hipur këmbëve. Por më të mbërritur te reparti, bashkë me nipërit dhe fëmijët e tjerë të lagjes, ai ishte shtangur. Tymi dilte nga një makinë në flakë në brendësi të një tuneli jo shumë të thellë, ndërsa në hyrje të tij, një djalë i ri, i përzhitur nga flakët e i nxirë nga bloza, i ulur në gjunjë, shtrëngonte kokën mes duarve.
Xhaxha, në ç’kohë mësuat për zjarrin tek ish-reparti ushtarak?
Në mëngjes o bir. Rreth orës 08:00. Isha në afërsi duke u marrë me bagëtinë dhe më thanë nipërit e mi. Menjëherë u drejtova nga më rrëfenin me dorë tymin. Zjarret na kanë marrë në qafë këto vite të fundit. Na kanë shuar ullinjtë e vreshtat. Nuk bëhet shaka me zjarrin...
E njihnit atë djalin që më pas do digjej?
Jo mor bir. Nuk e njihte askush. Asnjë nga fëmijët, por edhe ata që erdhën më pas nuk e njihnin. Ai ishte i nxirë nga tymi i makinës që vazhdonte të digjej. Qëndronte i mbështetur pas betonit të murit të tunelit në dalje të tij, me kokën të futur mes krahëve dhe nuk lëvizte fare.
I folët, u munduat të komunikonit me të?
Po i folëm gjatë gjithë kohës që të largohej që andej. I fola edhe vetë duke u munduar të vija në sedër për shkak të moshës sime të thyer, por më kot. Ai nuk reagonte fare. Mbante kokën mes duarve dhe rrinte si i ngrirë.
Nuk të shkoi mendja se mund t’i afroheshe për ta tërhequr që andej?
Më shkoi posi. Sidomos kur flakët e makinës u shtuan. Por unë siç e sheh jam një grusht plak dhe të them të drejtën kisha frikë t’i afrohesha. Por edhe fëmijët që ishin me mua nuk guxuan ta prekin me dorë. Pamja e tij ishte e frikshme.
Mësuam se më pas aty ka mbërritur një polic i komunës i quajtur I. Ngreca. As ky nuk mundi ta bindte djalin të largohej që andej?
Polici erdhi më pas. Po kalonte rastësisht në rrugën kryesore që lidh Kryeluzin, fshatin tonë, me fshatrat e tjera të zonës. Polici i komunës tentoi sërish ta binte atë djalin e panjohur të afrohej në drejtimin tonë, me qëllim që t’u largohej flakëve, por sërish asgjë. Djali rrinte kruspull dhe vazhdonte të shtrëngonte kokën me duar. Në këtë kohë ky polici i komunës nisi të komunikonte me telefon, me zjarrfikëset më duket dhe policinë. Në të njëjtën kohë aty ishin afruar edhe nja dy-tri të tjerë. Madje, kujtoj se njëri u prezantua si i Policisë Pyjore.
Në ç’moment djali u hodh mes flakëve?
Mos gabohem ai lëvizi vetëm në momentin kur dëgjoi këtë policin bashkiak të thërriste policinë. Uli duart që po shtrëngonin kokën, ktheu kokën një çast nga njeriu që fliste në telefon me policinë dhe u ngrit duke vrapuar në drejtim të makinës që digjej.
Dhe nuk u kthye më?
Nuk u kthye më. Një sekondë më pas dëgjuam një ulërimë tmerri. Si të qante vetë shpirti i njeriut. Më pas asnjë zhurmë, veç kërcitjeve që lëshonte makina që po digjej.
A tentuat të futeshit mes flakëve për ta shpëtuar?
Pati tentativa, por në këtë kohë sikur të ishte shtypur një buton flakët u bënë të tmerrshme. Makinës nuk mund t’i afroheshe as në distancën 4-5 metra.
Qëndruat aty derisa erdhën zjarrfikëset dhe policia?
Po. Kur zjarrfikëset shuan flakët, e gjetën kufomën e djaloshit në bagazh të djegur nga të gjitha anët. Policia nuk e dinte se kush ishte dhe u desh një kohë e gjatë që të mësonim se ai ishte nga Memzotaj, fshati fqinj me ne.
Viktima identifikohet me anë të targës së makinës
Edhe pse banesa e emigrantit të vetësakrifikuar Veiz Xhani ishte jo më shumë se 1.5 kilometra larg, në fshatin Memzotaj, policia nuk kishte mundur ta identifikonte atë lehtësisht. Të gjitha dokumentet në makinë ishin djegur dhe askush nga të pranishmit nuk dinte asgjë për viktimën. Në këto kushte policia detyrohet të bëjë identifikimin e mjetit me anë të targave, fatmirësisht të padëmtuara nga zjarri, që në fund të tunelit kishte krijuar temperatura nga ato që shkrijnë edhe hekurin. Targat ishin lëshuar në Greqi dhe shpejt policia konkludon se viktima mund të ishte një emigrant, që normalisht kishte hyrë në Shqipëri nga pikat e kalimit kufitar me këtë vend. Shumë shpejt nga pika e kufirit të Kapshticës vjen përgjigjja se pronari i makinës quhej Veiz Xhani dhe se ishte futur në Shqipëri vetëm një ditë më parë, në orën 17:00. Shpejt policia mëson se banesa e të atit të Veizit gjendej në afërsi dhe nis komunikimin. Familjarët bëjnë identifikimin duke njohur makinën dhe disa sende të tjera, ndërkohë binden se ai ishte i afërmi i tyre vetëm kur vëllezërit e tjerë të tij në Greqi konfirmojnë lajmin se Veizi vërtet ishte zhdukur një ditë më parë.
Rrëfen vëllai: Iku nga Greqia pa na lajmëruar
Tasimi, një prej vëllezërve të Veiz Xhanit, të vetësakrifikuar në mënyrë të rëndë mëngjesin e djeshëm, ashtu si edhe pjesëtarët e tjerë të familjes së tij, prindërit, vëllezërit e motrat, nuk arrin të kuptojë motivin që e çoi të vëllain drejt një fundi të pashmangshëm prej tij. Tasimi tregon se nuk di ç’të thotë mbi këtë që ndodhi, pasi kurrë i vëllai nuk i pati treguar për ndonjë shqetësim, apo diçka që e mundonte aq shumë. Sapo ka marrë vesh humbjen e tij, Tasimi ka lënë çekiçin mbi hekurat ku punonte, duke marrë vëllezërit e tjerë, Muratin dhe Besnikun e bashkë me ta, janë nisur për në Shqipëri.
Tasim kur e takuat për herë të fundit vëllain?
Unë punoja me një prej vëllezërve, Muratin ndërsa ai punonte me Besnikun. Ata janë një brigadë e madhe dhe dje (pardje) ai doli fare i qetë nga shtëpia. Pasdite unë u ktheva i lodhur, por ai nuk ishte. As vëllai nuk e kishte parë. Mendova se do ketë shkuar gjëkund me ndonjë shok, apo mik dhe mund të vonohej. Ne u shtruam të hanim bukë dhe i përgatitëm edhe atij pjatën duke e lënë në tavolinë. Ne mbaruam por ai nuk erdhi. Ramë të flinim dhe kur u ngrita në mëngjes e pashë pjatën sërish mbi tavolinë. U habita pak por mendova se s’do kishte ardhur. U bëra gati për në punë dhe dola.
Si e morët lajmin?
Më mori Xhevdeti, kushëriri im. Më tha që, “A është nisur Visi (kështu e thërrisnim), për në Shqipëri”? Nuk di gjë iu përgjigja se na kishte thënë. Nuk na kishte lajmëruar që do të nisej. Pastaj ne e kishim bërë me fjalë të gjithë për një javë mbaronim punën dhe do të vinim në shtëpi për të pushuar. Ai do të vinte me më tepër dëshirë sepse sapo ishte fejuar para dy muajsh. Por më habit fakti se ai është nisur pa na treguar asgjë. Në fund të bisedës, Xhevdeti më tha që bëja mirë të nisesha për në Shqipëri. E kuptova menjëherë dhe nuk e zgjata shumë dhe u nisa bashkë me vëllezërit.
Ju kishte shprehur ndonjë shqetësim gjatë kësaj kohe, në mos ka qenë i mërzitur?
Nuk më kishte thënë asgjë asnjëherë. Nuk më pati shprehur asnjë shqetësim. Madje, dukej fare i qetë dhe krejt i çlirët në punë, në sjellje dhe në shtëpi, nuk na pati lënë ndonjë dyshim, apo ndonjë moment ku ne të dyshonim. Po kështu vetë nuk na pati thënë të kishte ndonjë hall.
Thatë që ishte fejuar para dy muajsh, a qe dakord ai me zgjedhjen që ishte bërë për të?
Sigurisht që po. Ai fliste me të fejuarën normalisht herë pas here në telefon. Ne ishim këtu kur e fejuam dhe gjithçka shkoi mirë. S’di çfarë përgjigjeje t’i jap motivit të veprimit të tij.