Dëshmia në Apel: Myftiu i Gostivarit është gjallë
Myftiu i Gostivarit, Irfan Idrizi është gjallë dhe madje ndodhet në Kroaci te vëllai i vet.
Fatos Mahmutaj
Deklarata "bombë", u bë nga Shkëlqim Palushi, një nga të dënuarit e kësaj çështje, dje në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Nëse kjo rezulton e vërtetë atëherë procesi që në Shkallë të Parë përfundoi me 62 vjet burg, merr kthesë. Për të argumentuar pretendimin e tij, Palushi solli si provë artikuj të mediave maqedonase, në të cilat ishin pasqyruar intervista dhe prononcime të bashkëshortes së Irfan Idrizit dhe familjarëve të tjerë, që thoshin se myftiu i këtij qyteti është gjallë, ndodhet në Kroaci te i vëllai dhe së shpejti pritet të kthehet në banesë. Madje, duke dhënë detaje më tepër ai pohoi se Irfan Idrizi, aktualisht ndodhet në Zagreb te banesa e vëllait të vet, Gajur Idrizi, i cili merret me biznes atje. Sipas tyre, shkak i largimit nga Gostivari drejt Zagrebit dhe krijimi i historisë së pengmarrjes, është fakti që Irfan Idrizi ka pasur probleme në vendlindje. Deklarimet e këtij të pandehuri u bënë para trupit gjykues të Shkallës së Dytë, e cila në këtë rast ka rinisur shqyrtimin e çështjes nga fillimi. Shkak për rihapje të dosjes penale u bë fakti që, Gjykata e Krimeve të Rënda, edhe pse e shqyrtoi për disa vite këtë çështje nuk arriti të shqyrtonte të gjitha provat e kërkuara nga palët. Kështu që mbetën pa u pyetur para gjykatës mjaft dëshmitarë të rëndësishëm nga Maqedonia dhe shqiptarë, të cilët sipas palëve kishin dijeni për çështjen, ndërkohë që kishte edhe nga ata persona që u akuzuan nga të pandehurit të kishin përfituar shuma të konsiderueshme nga familjarët e Idrizit, duke mashtruar se do e gjenin pengun. Rishqyrtimi i çështjes në Shkallë të Dytë pritet të nxjerrë të vërtetën për këtë çështje si dhe të sqarojë pozicionin e të pandehurve nëse ata gjenden fajtorë. Katër muaj më parë, Krimet e Rënda, dënuan me 62 vjet burg pesë prej të pandehurve që i gjeti fajtorë për rrëmbimin dhe zhdukjen misterioze të myftiut të Gostivarit, Irfan Idrizi, ndërsa një prej të akuzuarve mori pafajësi. Procesi zgjati katër vjet, ndërkohë që togat e zeza kanë shpallur të pafajshëm të afërmin e imamit. Pas disa shtyrjesh të njëpasnjëshme dhe dështimit të ardhjes së letër-porosisë në kohë nga Maqedonia, dhe mbërritjes së saj vetëm një muaj para shpalljes së vendimit, togat e zeza dhanë verdiktin për fajësi, duke dënuar me 62 vjet burg Masar Melin, Shkëlqim Palushin, Korab Melin, Beqir Shahun dhe Basri Shahun, ndërsa Nagip Musliu mori pafajësi.
"Myftiu i Gostivarit"
Vendimi I FAKTIT
Masar Meli 14 vjet
Shkëlqim Palushi, 14 vjet
Basri Shahu 12 vjet
Beqir Shahu 12 vjet
Korab Meli 10 vjet
Nagip Musliu, pafajësi
Akuzat
"Pengmarrje me pasojë vdekjen", "rrëmbimi ose mbajtje peng e personit për qëllime përfitimi"