Ujësjellësi, shtyhet kalimi i pronësisë te Bashkia Tiranë
Shqyrtimi i varësisë së ndërmarrjes së ujësjellësit ka qenë objekt debati në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit.
Përfaqësuesit e spektrit politik të djathtë kanë kërkuar që kjo të jetë rend dite, ndërkohë që të tjerë kanë kërkuar që çështja e varësisë së kësaj ndërmarrjeje të jetë objekt diskutimi i një mbledhjeje të veçantë të këtij këshilli. Debatet, që kanë theksuar "ping-pongun" e krijuar mes ekzekutivit dhe Bashkisë së Tiranës, për sa i përket marrjes së kompetencave drejtuese, ka qenë dhe shkak i shtyrjes së seancës së djeshme dhe pengesë për miratimin e temës së ditës. Ujësjellësi i Tiranës me vendim qeverie të para disa muajsh i ka kaluar në varësi pushtetit vendor. Por ndryshe nga të gjithë hapat e tjera të decentralizimit, Bashkia e Tiranës heziton të marrë nën pronësi këtë shërbim. Kjo nga frika e përgjegjësisë për gjendjen e mjerueshme të furnizimit me ujë të pijshëm të kryeqytetit. Amullia ligjore ka bërë që ujësjellësi të ngelet juridikisht pa pronar dhe përgjegjësia për keqfunksionimin e tij të jetë jetime. Këshilltarët e djathtë në disa mbledhje të mëparshme kanë kërkuar kalimin e këtij vendimi, por duket se të majtët vazhdojnë t'i tremben kësaj përgjegjësie. Sot Tirana vuan mungesën e ujit në ditët e nxehta të verës. Ministria e Transporteve, ka bërë gati të gjitha detajet e kalimit të pronësisë, por mbetet vendimi i këshillit të vulosë edhe drejtimin e ri të ujësjellësit. Në të gjitha fushatat elektorale të kryeqytetit është kërkuar pronësi mbi ujësjellësin dhe janë bërë një det me premtime për përmirësimin e situatës. Një paradoks ky me mbledhjet e Këshillit Bashkiak.