E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten pagat për edukatoret dhe kuzhinieret

Rriten pagat për edukatoret dhe kuzhinieret e çerdheve të kryeqytetit. 

 Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak është miratuar projektvendimi, nga i cili përfitojnë një numër i konsiderueshëm kujdestaresh dhe kuzhinieresh të çerdheve shtetërore, që ndodhen nën juridiksionin e Bashkisë së Tiranës. Ky kontingjent nuk kishte përfituar nga rritja e pagës që ishte akorduar në muajin dhjetor të vitit të kaluar, dhe u bë e mundur falë një rishikimi të pagave të punonjësve të institucioneve të vartësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›