Delijorgji, sigurimet pas “Gerdecit”
Tirane- Kompania “Albademil”, me administrator te saj te pandehurin Mihal Delijorgji do te bente pagesen e sigurimeve te punetoreve pas shperthimit. Kete fakt e ka bere te ditur dje ekonomistja e Delijorgjit, Valbona Llaho. Sipas saj, pagesat nuk jane shlyer pasi ajo eshte marre ne pyetje nga oficeret e policise gjyqesore, ndersa nuk eshte lejuar prej tyre qe te kryeje dorezimet. Po ashtu, dy dite pas shperthimit Delijorgji ka shlyer nje borxh prej 400 mije dollare qe ia kishte “Meico-s” qe prej vitit 2007.
Deshmia
“Kam qene e punesuar ne shoqerine Albademil, si ekonomiste me kohe te pjesshme. “Albademil” eshte krijuar ne maj 2007 e perbere nga dy ortake dhe njekohesisht te dy administratore. Minxholli ishte drejtor i fabrikes se demontimit. Puna me konkrete qe beja ishte te beja pagesat e punonjesve. Shkoja cdo muaj ne Gerdec”, ka nisur te deklaroje deshmitarja Valbona Llaho. Sipas saj, liste-pagesat beheshin ne prezence te Dritan Minxollit, ndersa ajo kishte nje zyre te veten ne fabriken e Gerdecit. Ekonomistja i ka shpjeguar trupit gjykues, te kryesuar nga Ritvan Hado, se numri i punonjesve ka qene i ndryshem ne fabriken e demontimit, por ne total shkonte 160. “Nga 3 deri ne 37 ishin te siguruar, s’e di ne kane pasur kontrata pune. Pjesa tjeter nuk ishte e siguruar. Mihal Delijorgjin e njoh. Te gjitha pagesat firmoseshin prej tij. Behet fjale per pagesa te sigurimeve shoqerore”, ka vazhduar me tej ajo. Sipas deshmitares pagesat e sigurimeve ndryshonin here pas here. E pyetur ne lidhje me diten e ngjarjes, ajo eshte shprehur se ka qene ne zyrat e kompanise ne Tirane, ne “Park Construksion Albania”. “Me ka marre ne telefon amerikani Rod, por meqe s’jam perfekte ne anglisht s’po e kuptoja mire. Degjova Mihalin ne zyren ngjitur qe po fliste ne telefon dhe tha hapi dyert e largo punetoret sa me larg. Doli ne korridor dhe tha “ka rene zjarr ne Gerdec dhe po iki”. U largua, sqaroi me tej Llaho. E pyetur per kompanine “Meico”, ajo u shpreh se ishte furnitore e “Albademil” per fisheket. Sipas saj realisht “Meico” ishte furnitore e SAC dhe kjo e fundit ishte furnitore e “Albademil”, per shkak se ishte e regjistruar dhe paguante taksa e tatime. Ekonomistja eshte shprehur se nga ana e “Albademil-it” jane kryer disa here rikujtime ndaj Meicos. “Sipas bilancit zyrtar te bere deri me 31 dhjetor 2007, “Albademil”, i detyrohej Meicos nje shume prej 400 mije dollare. Derdhja e fundit per llogari te
“Meico-s”, eshte bere prej meje me 17 mars 2008. Mihali me ka sjelle permes shoferit shumen prej 400 mije dollare dhe i kam derdhur ne llogari te “Meico-s”. Ate dite do te kryerja edhe pagesen e sigurimeve shoqerore, por s’e bera dot, pasi oficeret e policise gjyqesore me moren per te me pyetur lidhur me ngjarjen”, ka perfunduar deshmine e saj Valbona Llaho. Ne seancen gjyqesore ne ngarkim te 29 te pandehurve te akuzuar per tragjedine e Gerdecit, ka dhene shpjegimet e tij edhe deshmitari, Robert Gjini, shefi i policise kriminale ne Policine Ushtarake, i cili deklaroi se urdhri per prishjen e objekteve ne repartin ushtarak ne Gerdec ishte dhene verbalisht nga gjeneral Shpetim Spahiu.
Hetimet
Te pandehurit e ketij procesi jane 29 persona, ku pjesa me e madhe e tyre kane qene ushtarake ne Ministrine e Mbrojtjes. Nen masen e sigurise arrest me burg jane duke u gjykuar te pandehurit, Ylli Pinari, ish-drejtori i “Meico-s”, Mihal Delijorgji, ish-administrator i Albademil, Dritan Minxholli, ish-drejtori teknik i punimeve ne fabrike, si dhe ish-punonjesi i “Meico-s”, Sokol Ngjeci. Te pandehurit e tjere jane duke u gjykuar ne gjendje te lire.
Redinalda Caushaj
Ngjarja
Te pandehurit e ketij procesi akuzohen nga Prokuroria e Tiranes per ngjarjen e ndodhur ne fabriken e Gerdecit me 15 mars te vitit 2008, ku si pasoje e nje shperthimi te fuqishem humben jeten 26 persona dhe u plagosen me shume se 300 te tjere.
Te akuzuar
Adriatik Mema
Agim Babameto
Agim Lala
Ardian Mullahi
Armand Tartari
Besnik Dauti
Dashnor Caushi
Denis Hajdari
Dritan Minxolli
Fari Toska
Fatbardh Kuci
Fiqiret Mato
Gezim Oshafi
Hilmi Lacaj
Hysni Cocka
Jorgo Mino
Juliana Margaritari
Lavdi Shatro
Luan Hoxha
Mihal Delijorgji
Ndue Marku
Rezart Tershana
Shkelzen Madani
Shpetim Spahiu
Sokol Ngjeci
Ylli Pinari
Zenun Fero
Zija Baja
Shoqeria “Albademil”