Mungoje mbrojtesit shtyhet procesi ndaj “Bandes se Durresit”
Tirane- Procesi gjyqesor ne ngarkim te 16 te pandehurve te akuzuar si anetare te “Bandes se Durresit” eshte shtyre per mungese te avokateve mbrojtes. Prokurori i ceshtjes, Anton Martini i kerkoi gjykates zhvillimin e seances tre here ne jave, si dhe njoftimin e Ministrise se Drejtesise dhe Dhomen e Avokatise Tirane per procedim disiplinor ndaj avokateve qe lane pa mbrojtes te pandehurit e tyre qe gjykohen ne mungese. Nga ana tjeter avokatet kerkuan shtyrjen e seances nje ore per te lajmeruar koleget e tyre. Avokati Ilia Ilia, i cili mbron interesat e te pandehurit Lulzim Berisha, i cilesuar edhe si kreu i kesaj “bande”, kerkoi nje kopje te procesverbalit te seances ku u pyet deshmitari Edmond Quka, si dhe nje kopje te procesverbalit qe eshte pyetur nga oficeri i policise gjyqesore, pasi do te kryente kallezim penal ne ngarkim te tij per deshmi te rrem. Seanca gjyqesore u shty per ne 12 korrik, date e cila sipas mbrojtesve ishte shume e larget. Te pandehurit e ketij procesi akuzohen per nje seri ngjarjesh kriminale te ndodhura ne qytetin e Durresit.