Milo përjashton koalicionet parazgjedhore
08/05/2005 PDS synon 100 mijë vota
Partia Demokracia Sociale do të lërë hapësira bashkëpunimi me partitë e majta në këtë
prag zgjedhjesh. Kryetari i PDS-së, Paskal Milo, gjatë aktivit kombëtar të partisë, ka
mohuar ekzistencën e ndonjë marrëveshjeje bashkëpunimi me Partinë Socialiste. Sipas tij, “PDS-ja nuk do të pranojë formula bashkëpunimi, ku disa të quhen boshte dhe disa të
quhen degë, sepse jemi të bindur se nga boshtet e ndryshkura nuk mund të ketë produkte
të shëndetshme. PDS-ja nuk ka nevojë për lëmoshë, pasi ajo po organizohet në të gjithë
Shqipërinë me 100 kandidatë të saj. Objektivi ynë real dhe plotësisht i arritshëm për këto
zgjedhje është të marrim 100 mijë vota për PDS-në dhe të krijojmë një grup parlamentar
solid në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë, që do të jetë pjesë e mazhorancës qeverisëse“. Sipas Milos, kandidatët e PDS-së duhet të paraqesin përpara elektoratit natyrën sociale të partisë, duke dalë në mbrojtje të shtresave në nevojë. Ndërkohë që kjo parti do të hartojë listën proporcionale në bazë të formulës ku kandidati, që do të ketë siguruar më shumë vota për vete dhe subjektin, do të klasifikohet në radhët e para në këtë listë.