Delvina, peticion qeverisë,paralajmëron protesta

21/04/2005 Mungesa e investimeve, dritave dhe ujit, disa prej kërkesave
DELVINE - “Nuk do të lejojmë qeverinë të tallet me kërkesat tona, së shpejti do të dalim në rrugë për të protestuar”. Ky ka qenë reagimi i banorëve të Delvinës për qeverinë, pas përgjigjes zyrtare të mbërritur në këtë qytet për peticionin e një dite më parë.
Duket se ky qytet po zgjohet nga përgjumja dhe po kërkon kujdesin e shtetit. Një peticion i afishuar në qendër të qytetit dhe grupe njerëzish, që flasin për papunësinë, mungesën e energjisë, ujit të pijshëm, biseda për qytetet që janë pranë Delvinës dhe po përfitojnë miliarda lekë, këto janë disa nga zhvillimet e ditës së djeshme në Delvinë.
Disa ditë më parë, intelektualë dhe banorë të Delvinës iu drejtuan, me anë të peticionit, Kryeministrit Fatos Nano dhe Presidentit Alfred Moisiu. Mbrmëjen e së martës, në këtë qytet mbërriti një përgjigje zyrtare nga Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit, ku thuhet se janë investuar gjatë vitit 2004 30 milionë lekë në rrugën Sarandë–Delvinë.
“Maksimuni i punës në disa akse rrugore jug-veri dhe lindje- perëndim na ka penguar për një vëmendje të madhe në Delvinë. Ju garantojmë se në të ardhmen qyteti i Delvinës do të jetë prioriteti i punës tonë”, përfundon përgjigjja zyrtare për komunitetin e Delvinës nga qeveria.
Por, banorët e Delvinës e kanë pritur ashpër këtë dhe shumë shpejt priten protesta.
Ajo është cilësuar “një goditje me sheqer“ që i bën qeveria Delvinës, qytetit me papunësinë më të madhe në vend.
Flet mësuesi i anglishtes, Luan laze, një nga iniciatorët e peticionit e protestës:
“Brenda javës, do të protestojmë në rrugë”
Një nga iniciatorët e kësaj proteste e peticioni, Luan Laze, mësues anglishtje në qytetin e Delvinës, thotë se “ky qytet është lënë në harresë të plotë nga strukturat qeveritare për 15 vjet“. Sipas tij, në Sarandë po investohen miliarda lekë, kurse në Delvinë asgjë.
Laze thotë se kjo është shqetësuese për të gjithë banorët, të cilët tashmë i janë përgjigjur thirrjes për t’u bashkuar në një protestetë të madhe.
Ndërkohë, sipas shifrave, mësohet se 60 për qind të aktivitetit ekonomik Delvina e ka të lidhur ngushtë me qytetin e Sarandës dhe kjo i shtyn banorët të ngulin kembë pikë së pari në rehabilitimin e rrugës Sarandë-Delvinë.
“Këto ditë, tha Laze, do të ftojmë gjithë popullin e Delvinës në një miting madhështor, ku do të përcaktojmë dhe kushtet tona për qeverinë socialiste, e cila nuk ka bërë asgjë për këtë popull që është edhe taksapaguesi më i rregullt i Republikës. Ky miting do të zhvillohet brenda kësaj jave, pasi janë marrë të gjitha masat nga organizatorët dhe populli është i gatshëm të kërkojë ato që i mohohen dhe i janë mohuar nga qeveritë e 15 viteve të fundit“, tha Laze.
Sipas tij, banorët nuk do të ndikohen nga asnjë forcë politike. “Jemi kundër izolimit të Delvinës, jemi pro integrimit tonë si çdo rreth tjetër që mund të jetë në veri të vendit, por ka nivelin më të lartë të investimeve nga Delvina“.
Nënkryetari i Bashkisë, Ilir Mehemti, ironizon premtimet e qeverisë
“Mbështesim kërkesat e banorëve të Delvinës“
Nënkryetari i Bashkisë së Delvinës, Ilir Mehmeti, tha për gazetën “Metropol“, se kjo bashki është duke punuar intensivisht në rrugët e brendshme të qytetit si asnjë herë tjetër me të gjitha mundësitë dhe fondet që ka siguruar nga taksat vendore dhe donatorë të ndryshëm.
“Për sa i përket qendrës së qytetit dhe lagjeve kryesore, jemi duke punuar për përmirësim të gjendjes së atjeshme“, thotë Mehmeti.
ǒmendim keni për nismën e fundit për një protestë në qendër të qytetit për mungesë të investimeve?
Mendoj se bashkia ka bërë të pamundurën për rikonstruksionin e segmenteve rrugorë, lulishteve, trotuareve etj. Ne, si bashki, kemi investuar 200 milionë lekë në 16 muaj qeverisje, një investim tri herë më i madh krahasuar me paraardhësit tanë.
A keni ndonjë projekt për rrugët nacionle që lidhin Delvinën me Sarandën dhe Gjirokastrën?
Për sa iu përket rrugëve nacionale, që lidhin Delvinën me Sarandën dhe Delvinën me Gjirokastrën, mundësitë e bashkisë janë të pakta në këtë aspekt. Kemi patur premtime nga ana e qeverisë shqiptare, por kjo nuk është realizuar. Po punojmë për thithjen e një investimi të ri, që të mundësojë rehabilitimin e rrugës që të çon në kalanë e Delvinës, por kjo pengohet nga mungesa e donatorëve, pasi projektet tona janë gati dhe presin një dritë jeshile nga Ekzekutivi shqiptar. Jemi në mbështetje të popullit të Delvinës për protestën e tyre dhe me punën tonë po përpiqemi të lehtësojmë dhimbjen e tyre disavjeçare.