Prirja për të "depolitizuar" emisionet politike
21/04/2005 Qëkurse në vitin 1990, kandidati i ri demokratëve në SHBA, Kenedi, bëri debatin e parë televiziv elektoral me rivalin e tij Nikson, mund të thuhet se zgjedhjet në shoqëritë perëndimore moderne janë me një fjalë tjetër "tele- zgjedhje". Dhe, meqenëse Shqipëria po konsumon në një formë të përshpejtur në disa vite, evolucionin mediatik dhe politik të perëndimit të dhjetëra vjetëve, mund të thuhet me plot gojën, zgjedhjet e vitit 2005 do të jenë "zgjedhje televizive".
Televizionet janë kthyer në Shqipëri në një fuqi të jashtëzakonshme për të informuar dhe për të formuar opinionin publik. Ndaj këto zgjedhje do të jenë mjeti kryesor i aktorëve politikë dhe institucionalë, për të realizuar qëllimet e tyre elektorale.
Përveç emisioneve të lajmeve, beteja kryesore politike është ajo e emisioneve politike dhe atyre të aktualitetit. Duke filluar nga OPINION te televizioni Klan, për të përfunduar tek emisioni më i ri i Televizionit Publik Shqiptar, pritet të hidhet në eter në javët e ardhshme, këto emisione do të jenë epiqendra kryesore e debatit politik.
Por çfarë ofrojnë rreth dhjetë emisionet kryesore të opinionit nëpër të gjitha televizionet kryesore të vendit, në funksion të përmbushjes së misionit të tyre, të përmbushjes së interesit publik. Çështja është shumë e komplikuar për t'u dhënë me një fjali. Ajo që është evidente është se, gazetaria televizive shqiptare është këtë herë në provën e saj të parë të vërtetë. Pas këtyre zgjedhjeve ajo do të jetë ose një gazetari, së cilës opinioni publik do t'i "besojë" pëfaqësuesen e opinionit publik, ose një instrument i pushtetit të sotëm, për të bërë të mundur përpunimin e opinionit publik në interes të tij.
Ajo që duhet thënë, së pari, rreth asaj se si "hyjnë" në këtë fushatë televizionet shqiptare dhe më konkretisht emisionet e opinioneve, është gjendja e konkurrencës së thellë mes tyre. Konkurrencë në ide, në tema, në të ftuar në studio, sigla e të tjera. Kjo është shpresa më e madhe dhe e vetme, fatkeqësisht, që ka gazetaria televizive shqiptare për të përmbushur misionin publik në këtë zgjedhje. Të tjera janë kundër.
Kështu vihet re një prirje e studiuar për të "depolitizuar" temat e emisioneve, në emisionet më të rëndësishme televizive të opinionit. Kështu, të paktën që prej fillimit të vitit, në emisionin "Opinion" të Blendi Fevziut, që pranohet si emisioni më i rëndësishëm politik i vendit, janë shtuar temat "jo politike", ndërkohë që, aktualiteti politik në vend ka qenë mjaft i ngjeshur. Ironike është për shembull se, javën e fundit, emisioni i Fevziut ishte ai për "imazhin e Shqipërisë" në botë, pas një emisioni për emigrantët shqiptarë në botë etj., etj., tema si këto. E njëjta prirje vihet re në emisionin e Rudina Xhungës, ku tema nga më ekzotike për një emision të natyrës politike, si SHQIP. Kështu që nga fillimi i vitit, kur kanë kaluar gati 12 javë, opozita shqiptare është përfaqësuar vetëm dy herë në ekranin e këtij televizioni. Po t'i hynim me imtësi të gjitha emisioneve, do të vërenim të tilla gjëra pikante.
Prirja për të "depolitizuar" emisionet politike është një nga kontributet për të shmangur debatin politik dhe për të ruajtur gjendjen e status-quose. Apo më saktë për të rritur apatinë ndaj politikës dhe për të dekurajuar pjesëmarrjen në politikë.
Sa më shumë afron fushata, aq më e ndjeshme do të bëhet kjo temë dhe aq më të interesuar do të bëhen aktorët politikë, për të bërë presionin sipas interesit të tij në këtë subjekt. Prova për emisionet politike ka filluar.