Varfëria, lë pa regjistruar 250 fëmijë

21/04/2005 Aplikohet projekti, “regjistrimi i fëmijëve një e drejtë themelore”
ELBASAN - Kushtet sociale të familjeve, çiftet e pakurorëzuara, niveli i ulët social, janë edhe shkaqet që kanë lejuar një numër të madh fëmijësh të paregjistruar edhe në kohën kur jetojmë. Vetëm në Qarkun e Elbasanit, nga shoqatat dhe organizata të ndryshme, janë verifikuar rreth 250 fëmijë, që nuk figurojmë me emër dhe mbiemër në njësitë e gjendjeve civile. Pjesa më e madhe e tyre i përkasin komunitetit, rom që jeton në rrethinat e Elbasanit, ndërsa zonat malore janë një tjetër strehë për fëmijë të paregjistruar.
Gjithashtu, faktorë të tjerë, që e kanë bërë të vështirë regjistrimin janë renditur gjatë një seminari me përfaqësues të gjendjeve civile në rang qarku dhe përfaqësues të projektit “regjistrimi i fëmijëve një e drejtë themelore” nga fondacioni “Plan Albania”.
Mungesa e informacionit për regjistrimin e fëmijëve të porsalindur ka bërë që shpesh famijarët të përballen me shpenzimet gjyqësore, shpesh të papërballueshme për nivelin ekonomik të tyre, duke lejuar edhe mosregjistrimin, deklaron përgjegjësja për informimim pranë “Plan Albania”, Eva Londo. Sipas saj, “ka edhe plagë të vjetra si gjakmarrja apo pjesë të kohës si bashkëjetesa, që largojnë mundësinë e regjistrimit të foshnjeve”.
Duke renditur përfitimet që ka një shtetas, nëse është i regjistruar, Londo gjithashtu deklaron se “do të ketë projekte konkrete në të ardhmen për të rritur sensibilizimin dhe ndihmën te familjet për të minimizuar numrin e fëmijëve që nuk rezultojnë në gjendjet civile”.