Delvinë, qëllon në ajër me armë, ndalohet i riu
Qëllon në ajër me automatik, ndalohet një i ri nga Delvina. Burimet policore deklaruan se Armando Zobo, banues në fshatin Kalasë Delvinë, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin J. H., ka qëlluar ajër me një armë zjarri tip automatik. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri tip automatik mod 56 (kallashnikov me një krehër me 15 fishekë.
Materialet procedurale ju referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprat penale Kanosja dhe Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit,deklaron zyrtarisht policia.
27 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)
Delvinë, qëllon në ajër me armë, ndalohet i riu burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip