E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmet në Gërdec, policia mbyll hetimet për 10 të dyshuarit

Policia dërgoi për ndjekje penale 10 komisionerë të komisionit të rivlerësimit të dëmeve të Gërdecit. Hetimi për ta, tashmë ka mbaruar dhe ata janë dërguar në prokurori nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Pak ditë më parë, burime nga Policia e Tiranës thanë se kanë marrë urdhër nga prokuroria që të thërrasin pesë të dyshuar se kanë vlerësuar gabim dëmet në Gërdec, të cilat shtuan se komunikimi duhet të realizohet brenda datës 5 qershor të këtij viti, datë kur mbarojnë afatet e hetimit për çështjen konkrete. Por, veç atyre të pestëve për procedim penal janë dërguar dhjetë persona. Seksioni kundër korrupsionit ka dërguar për ndjekje penale në gjendje të lirë dhjetë komisionerët, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe dosja është dërguar dje në Prokurorinë e Tiranës. Procedimi bën fjalë për dëmin prej 230 milionë lekësh i shkaktuar shtetit me anë të mbivlerësimit të pasojave të tragjedisë në 25 banesa që janë marrë në ekspertim, nga 72 objekte ku ka pasur mbivlerësim dhe fryrje të faturave. Mësohet se nuk është ekspertuar numri total i objekteve, për shkak të pamundësisë fizike dhe numrit të vogël të ekspertëve kontabël në dispozicion. "Ekspertët që kanë mbivlerësuar dëmet dyshohet se i kanë shfrytëzuar shifrat, me qëllim që të përfitonin personalisht diferencën mes dëmit të vërtetë dhe faturave të ekzagjeruara që ata kanë nënshkruar. Mbivlerësimi i dëmeve është bërë në mbi 70 banesa të zonës së Gërdecit, por në 25 prej tyre është zhvilluar një riekspertim i ri, ku është përcaktuar se shumat e dëmeve kanë qenë më të vogla se sa fatura e nxjerrë nga ekspertët që bënë vlerësimin e parë.

Të proceduarit penalisht

Myslym Rustem Ndroqi, 58 vjeç

Ermira Veiz Mezini, 50 vjeç

Isa Osman Picari, 40 vjeç

Shefki Maksut Haxhiu, 48 vjeç

Mustafa Tahir Gërgeci, 48 vjeç

Blerta Musa Hodaj, 29 vjeç

Roela Servet Gjeta, 27 vjeç

Esmeralda Shukuri Halili, 26 vjeç

Faviola Fadil Smajlaj, 29 vjeç

Klevis Sali Bedini, 27 vjeç



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›