"Gërdeci" nxiti akuzat për korrupsion
Tragjedia e Gërdecit në Shqipëri u dha rrugë akuzave për korrupsion dhe tregti të parregullt armësh. Kështu shkruan raporti i "Amnesty International" për vitin 2009, publikuar dje para mediave. Në këtë dokument vihen re probleme me respektimin e të drejtave të njeriut në botë dhe Shqipëria renditet mes vendeve ende problematike për sa i takon këtij kriteri. "Një hetim u iniciua pas shpërthimit në mars të një depoje, ku shpërbëheshin municione të vjetruara. Ministri i Mbrojtjes u largua nga detyra dhe humbi gjithashtu imunitetin e tij, teksa disa zyrtarë nga Ministria e Mbrojtjes u arrestuan", thotë raporti. Shpërthimi, vijohet në dokument, rezultoi të kishte si pasojë 26 të vdekur, mbi 300 persona të plagosur, ndërsa u shkatërruan qindra shtëpi. "Kjo ndikoi në shtimin e akuzave për korrupsion dhe tregti të jashtëligjshme armësh. Ndjekjet penale për korrupsion janë në rritje, por kryesisht në shënjestër janë zyrtarë të nivelit të ulët. Besimi i publikut në sistemin gjyqësor konsiderohet i ulët.
"Amnesty International" konstaton se papunësia ka mbetur në nivele ende të larta, me gjithë përparimin e vazhdueshëm ekonomik në vend. "Më shumë se 18 për qind e popullsisë janë vlerësuar se jetojnë nën minimumin jetik prej 2 dollarësh në ditë. "Kjo shtresë e shoqërisë ka kufizime edhe në arsim, në furnizimin me ujë, në kujdesin social dhe shëndetësor", thekson raporti. Aty thuhet se në muajin maj filloi gjyqi kundër katër ish-oficerëve të Shërbimit Informativ Kombëtar, me akuzën për rrëmbim dhe "torturë me pasoja serioze" të tre burrave në vitin 1995. "Fati i një prej viktimave, Remzi Hoxha, një shqiptar etnik nga Maqedonia, mbeti i panjohur. Ilir Kumbaro, një nga të pandehurit, po gjykohej në mungesë, por në shtator, një njeri që besohet nga ana e policisë të jetë Ilir Kumbaro, u arrestua në Britaninë e Madhe dhe Shqipëria kërkoi ekstradimin e tij. Ai mohoi se ishte Ilir Kumbaro", thotë raporti i "Amnesty International". Bëhet e ditur se dhuna në familje është e shtrirë gjerësisht ashtu sikurse trafikimi i grave dhe fëmijëve për prostitucion të detyruar e të tjera forma shfrytëzimi sidomos drejt Greqisë e Italisë. Dhuna në familje raportohet të jetë e përhapur dhe besohet se prek një në tri gra. "Në nëntë muajt e parë të vitit 2008, policia regjistroi 612 incidente të dhunës në familje, megjithëse shumë të tjerë besohet të kenë kaluar pa u raportuar. Autoritetet morën masa për të rritur mbrojtjen për viktimat, shumica e tyre femra", shkruan raporti. Sipas tij, pak raste të dhunës në familje u ndoqën penalisht, pavarësisht nëse ishin çështje të kërcënimit të jetës, apo plagosje serioze deri në vdekje. "Nga janari deri në shtator, policia thuhet se ndihmoi 253 viktima që të aplikonin për mbrojtje civile në bazë të legjislacionit të miratuar në vitin 2007", nënvizon raporti. AI thotë se të burgosurit shpesh keqtrajtohen gjatë marrjes në pyetje, apo pas arrestimit. "Ka pasur incidente torture dhe keqtrajtimi të të burgosurve në stacione policie dhe burgje, ku shpesh trajtimi ka qenë çnjerëzor e degradues. Jetimëve në moshë të rritur u është mohuar e drejta për një banesë adekuate dhe nivelet e papunësisë vazhdojnë të jenë të larta", thotë raporti. Aty citohet edhe rasti i përplasjes së Policisë së Shkodrës me Avokatin e Popullit, disa muaj më parë. AI vlerëson se kriza ekonomike globale e ka përkeqësuar shkeljen e të drejtave të njeriut dhe ka tërhequr vëmendjen nga abuzimet. "Kriza globale ekonomike është një krizë shpërthyese e të drejtave të njeriut, një kombinim problemesh sociale ekonomike dhe politike që ka krijuar një bombë me sahat", deklaroi Irene Khan, në Londër. Ende më tepër se një miliardë njerëz në mbarë botën vuajnë nga uria, deklaroi Khan, ndërsa theksoi se mungesa e ushqimit është thelluar edhe më nga politikat negative të ndjekura dhe nga manipulimi e diskriminimi. Shtimit të të papunëve u shtohet edhe rritja e rasteve të ksenofobisë. Ndërsa për të shtypur protestat mbi çmimet e larta të ushqimeve është përdorur dhunë e skajshme në 17 vende.