Milo: Programi ynë do të jetë qeverisës
Kreu i PDS-së, Paskal Milo, u ndal dje në qytetin e Burrelit, ku u takua me anëtarë dhe simpatizantët e kësaj force politike. Milo prezantoi kandidatët për deputetë, Anita Kurtin, e cila është edhe sekretarja e përgjithshme e degës së Burrelit, si dhe kryetarin e degës, Dritan Pjeçin. Kreu i PDS-së u tha të pranishmëve se programi elektoral i kësaj force politike nesër do të jetë program qeverisës. Ai ka premtuar se e majta nuk do ta braktisë fshatin. "Ne duhet të largojmë Sali Berishën nga pushteti, i cili ka mbjellë terror e frikë dhe këtë përpiqet të bëjë edhe tani, të njëjtën gjë që ka bërë edhe në ‘97-ën", tha Milo.