Fleta e votimit, KQZ diskuton dy modelet
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori dje në shqyrtim dy modele të fletës së votimit, në mënyrë që brenda saj të përfshihen 36 partitë që garojnë në zgjedhjet e 28 qershorit. KQZ-ja po përpiqet që të mos e ndryshojë madhësinë e fletës së votimit A3, çka nënkupton që zgjidhjet duhet të gjenden brenda kësaj hapësire.
Modelet u morën në shqyrtim nga anëtarët dhe përfaqësuesit politikë të partive, por nuk u mor një vendim konkret se cili prej modeleve është më i përshtatshmi. Dy variantet e paraqitura lënë hapësirë për shënimin e 36 partive që garojnë, por ka dy versione lidhur me vendosjen e emrave të koalicioneve. Një propozim është që emri i koalicionit të shënohet në anën e majtë të fletës dhe në kuti të shkruhen emrat e partive e kryetarëve. Një tjetër version është që emri i koalicionit të shënohet në krye, sipas drejtimit që ka fleta dhe pastaj me radhë emrat e kryetarëve, kandidatët, logot. Ndërsa në të djathtë do të jetë kutia, ku zgjedhësi do të bëjë shënimin e vet. Përfaqësuesi i PD-së në komision, Njazi Kosovrasti, tha se varianti ku emri i koalicionit do të shënohet anash do hapësirë, ndaj ai vlerësoi më shumë variantin ku emri i koalicionit shënohet në krye të fletës. Ai kërkoi që germa për partitë të bëhen më të dallueshme. "Për votuesin nuk është logo e rëndësishme se sa kryetari i partisë, emrat e tyre në sfond të bardhë për një pamje sa më të dallueshme", tha Kosovrasti.
Ndërsa përfaqësuesi juridik i PS-së, Genc Gjonçaj, u shpreh se varianti më i mirë është ai ku emrat e koalicioneve shënohen majtas, pasi, sipas tij, versioni tjetër mund të bëjë që zgjedhësit të shënojnë direkt tek emri i koalicioneve, ndërsa duhet të zgjedhë një prej këtyre partive. Sipas Gjonçajt, në këtë mënyrë fleta mund të bëhet e pavlefshme. "Në dy variantet e paraqitura zgjodhëm që koalicioni të jetë majtas. Me ç‘duket në këto modele A3 nuk besoj se ky variant preket shumë. Diferenca për shkak të gjerësisë nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Kemi të ndarë koalicionin dhe dora e zgjedhësit mund ta bëjë fletën e pavlefshme. Në rastin e parë e kemi më të thjeshtë se koalicioni del majtas dhe krijohet mundësia që votuesi të shënojë aty ku duhet. Kjo është arsyeja që zgjedhim këtë variant", deklaroi ai.
Problem për KQZ-në janë disa parti që kanë emra të gjatë dhe krijojnë vështirësi në madhësinë e kutisë. Sa i përket renditjes së partive të fletës, Kosovrasti propozoi që të renditen koalicionet sipas rendit alfabetik, partitë dhe pastaj kandidatët.