Zjarri ne magazine rrezikon djegien e disa apartamenteve
Disa apartamente te nje pallati ne zonen e Shkozes prane Xhamise se Tabakeve ne Tirane jane rrezikuar te perfshihen nga flaket e nje zjarri qe ka pershire nje magazine aty prane. Ngjarja ka ndodhur gjate oreve te pasdites se djeshme kur shkak eshte bere nje zjarr qe ka rene ne nje magazine ku mbaheshin materiale druri e cila ndodhej shume prane pallatit. Kane qene vete banoret e pallatit ata te cilet lajmeruan zjarrfikeset dhe policine te cilet pas nje pune te shpejte munden te vinin nen kontroll flaket deri ne shuarjen e zjarrit. Sipas te dhenave te policise e cila ka filluar edhe hetimet per zbardhjen e shkaqeve te renies se zjarrit brenda pak minutave tymi i dendur ka mbuluar gjithe pallatin ndersa banoret jane detyruar te dalin jashte duke i paraprire cdo rreziku te mundshem. Nderkohe nga te dhenat e para dyshohet se zjarri eshte shkaktuar si pasoje e nje loje femijesh.